Ikin Mou dhe CR7, vijnë 4 të tjerë

Jose Mourinho do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, për këtë janë të bindur të gjithë në Spanjë. Madje është zbuluar edhe shifra, që Florentino Perez do t’i japë trajnerit për të zgjidhur kontratën, e cila skadon në 2016-n: plot 10 milionë euro. Presidenti duket i lodhur nga Mourinho, mbi të gjitha kur kujton atë mungesë në ceremoninë e "Topit të Artë". Portugezi kishte thënë se duhej të punonte për Realin, por në të vërtetë shkoi për të parë të birin teksa luante. Një zhvlerësim imazhi, të cilin Perez nuk e ka kapërdirë. I njëjtë duket edhe fati i Cristiano Ronaldos, i cili nuk i është përgjigjur më propozimit për rinovimin e kontratës. Perez është i lodhur nga kjo situatë dhe mund ta lërë të largohet: PSG-ja është në "pole position" për të dy portugezët. Por, projekti i Real Madrid nuk ndalet këtu. Me paratë e siguruara nga shitja e "CR7", plus një investim të vogël shtesë, Perez kërkon të blejë Bale, Neymar, Isco dhe David Silva. /albeu.com/

Meteori thyen rekord në YouTube (Video)

Meteori që goditi Rusinë të premten nuk ishte vetëm një shkëmb i madh hapësinor, ​​që depërtoi në atmosferën e Tokës këtë shekull, por ishte edhe ngjarja më e madhe në YouTube. Të gjitha videot e meteorit të ngarkuara nga dëshmitarët okularë në YouTube dhe Dailymotion (dy shërbimet më të mëdha të videove online) kanë pasur më shumë se 130 milionë shikime gjatë fundjavës, sipas një postimi në blog nga kompania e statistikave të shërbimeve sociale Visible Measures. Kjo është rritja më e madhe e parë ndonjëherë për një ngjarje online. Visible Measures ka identifikuar më shumë se 400 video të ngarkuara online që nga e premtja. Disa nga 160 klipet kanë tejkaluar 100.000 shikime. Jo të gjitha videot janë parë në mënyrë të barabartë. Fituesi i qartë, me 26.7 milionë shikime dhe që vazhdon të rritet, ishte kjo video mahnitëse dhe njëkohësisht disi e frikshme nga kanali televiziv Rusia Today:

Ja si e festoi Balotelli fitoren e Milanit (Video)

Mario Balotelli ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të Milanit në sfidën ndaj Barcelonës. Pranë tij i zjarrtë ishte edhe Robinho, ndërsa bashkë me ta qëndronte edhe një bukuroshe. Dy golat e Milanit në këtë sfidë ata i festuan së bashku ndërsa gjetën kohë edhe për "virusin" Harlem Shake.

Keta dy djem e mashtrojn kete femer (Video)

Rrebesh parash në rrugët e Kinës, zihen kalimtarët (Video)

Një burrë ka humbur të gjitha paratë, rreth 18.000 juan (2000 dollare) që po i dërgonte në bankë. Arsyeja? I fluturuan nga motori. Kaq është dashur që të turren kalimtarët drejt parave të rëna si “rrebesh” në tokë. Natyrisht, ata që mundën të marrin ç'u kapë dora, s'i kanë kthyer. Ose ndoshta kanë kthyer vetëm një pjesë të vogël...

Ja ç’ndodh kur zgjidhni një hotel me pamje nga rruga

Kur rezervojmë një dhomë hoteli, shumica prej nesh kërkojnë një dhomë me pamje të bukur nga rruga. Por, për bujtësit e një hoteli në Cornish, pamja nga rruga buk ka qenë edhe aq e këndshme, duke qenë se për orë të tëra para tyre ka qendruar një furgon i bardhë, i cili i ka terrorizuar pasi është përplasur me hotelin. Drejtuesi i mjetit ka qenë i pirë dhe për këtë arsye e ka humbur kontrollin, duke e përplasur makinën me hotelin, por për fat ka mundur të mbijetojë./Indeksonline/

Rihanna, klas dhe seksi si gjithmonë

Ajo eksperimenton gjithmonë me veshjen dhe pamjen e saj dhe këtë gjë e ka treguar edhe ditën e djeshme në Los Anxhelos. Këngëtarja e njohur është shfaqur me një palë syze dhe e veshur me një fustan të zi të ngushtë, Rihanna dukej me të vërtetë shumë seksi.