Messi: S’di a ka vend më në dollap për Topin e Artë!

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka thënë sot se me çmimet e shumta individuale do të kënaqet vetëm pasi ta përfundon karrierën aktive si futbollisti. “Natyrisht se jam shumë i lumtur për shkak të Topit të Artë, veçanërisht pasi që është çmimi që e fitoj për herë të katër radhazi. Do të bëjë përpjekje që të gjej vend në dollap për të në dhomën e trofeve në shtëpi. Megjithatë, nuk kam kohë tash ta ndalem dhe të kënaqem me çmimet, sepse duhet të mendoj për ndeshjet që na presin”, ka thënë Messi për mediat spanjolle. Messi gjatë vitit 2012 ka shënuar gjithsej 91 gola duke e thyer rekordin 40 vjeçar të gjermanit, Gerd Muller (85 gola). “Nuk po mendoj në atë se a jam më i miri në botë, unë vetëm bëjë përpjekje qe të kënaqem në fushë. Pastaj, ndeshjet që na presin do t’i luajmë pas çdo tre ditësh. Në fund të karrierës do të kem kohë të mjaftueshme që pushoj dhe të shoh çfarë kam arritur”, ka përfunduar Messi. (ORAinfo)