Ja si e pastrojnë borën ukrainasit (Video)

Dy të rinj ukrainas kanë gjetur një model krejtësisht të ri për pastrimin e borës. Të rinjtë, dy nxënës të shkollës në qytetin Odessa të Ukrainës, kanë marrë tavolinën e klasës, e kanë lidhur për grepin e veturës dhe e kanë pastruar borën para shkollës. Në fund, është konstatuar se ideja e tyre është e mirë, andaj, e kanë shfrytëzuar për të pastruar edhe disa rrugica afër shkollës, gjest që ka kënaqur banorët lokalë.