Brazil, drita të fuqishme shfaqen nga toka (Video)

Kohët e fundit ka një aktivitet të fuqishëm të dukurive paranormale apo fenomeneve të pashpjegueshme an e mbanë botës! I tillë dhe fenomeni që ndodhi më 17 dhjetor 2012, në qytetin Palotina të Brazilit. Fenomeni në fjalë, mund të konsiderohet sa normal po dhe aq jonormal, pasi kjo shtëllung kaq e fuqishme drite që të realizohet, duhen aparatura me një teknologji të gjeneratës së re, të cilën e disponojnë vetëm Agjencitë e mëdha të hapësirës dhe kompanitë nacionale që kooperojnë në fushën e shkencës!

Mourinho "pati" arsye që se futi Casillasin

Jose Mourinho dhe vendimi i tij për të lënë në bankën rezervë Iker Casillasin ka qenë i shtyer nga një mik i tij i cili mund ta ketë udhëzuar atë. Trajneri i portierëve te Reali, Silvino Louro nuk është duke folur që 2 muaj me portierin e parë të Realit. Louro i ka thënë Mourinhos se Casillas qe 2 muaj nuk po i flet atij, gjë e cila e ka irritosur fort. Ky veprim thuhet të ketë qenë vendimtar që Mourinho e ka lënë rezervë Casillasin pasi që Llouro është një krah i djathtë i Mourinhos./Indeksonline/

Kujdes ku e parkoni veturën, shikoni çfarë mund të ndodh (Video)

Ja kujt i dedikohet kënga "ngjyra e kuqe" (Video)

Floriani të cilit i thonë "i vogël" ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por qysh tani, si një "Bieber" shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai, ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë të cilës ai i këndon. Derisa të gjithë flisnin për këngën "Ngjyra e Kuqe" që Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, atëkohë nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogël, ka një vajzë të cilës ai ia kishte dedikuar këtë këngë. Dhe vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila poashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë. Ndryshe nga Adriani i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy. "Enca, ta kam kënduar ty këngën 'Ngjyra e Kuqe'" është rrëfyer Floriani, derisa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj, e që asaj i pëlqeu dhe me pastaj e hodhi në kanalin e saj zyrtar në Youtube. /Indeksonline/

Shqiptari ma i 3nt ne bote, noton neper bore (Video)

Edhe në temperaturat -36 °C duhet t’i kontribuojmë shtetit (Video)

Një kanadez, kontribuon në punët e shtëpisë, por me një mënyrë krejt të veçantë. Pas kontributit të tij të veçantë, të cilën bashkëshortja e regjistroi me kamerë dhe e publikoi atë në internet. “Im shoq ishte gati sa të hynte në dush, kur i kujtova se nuk i kishte nxjerrë ende mbeturinat jashtë dhe ai vendosi pa u veshur t’i hedh mbeturina ashtu siç ishte lakuriq, por në -36 °C. Mirëpo fëmijët e tyre e panë si diçka shumë argëtuese dhe vendosën ta publikojnë”.

Njihuni me familjen e Sali Berishës (Foto)

Kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e së hënës, imazhe kiu gjendet me të gjithë familjen e tij dhe të afërm të tjerë, duke shprehur urimet për Krishtlindjet 2012. Në fotot dallohen kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij Lirie, vajzën Argita Malltezi dhe bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe fëmijët e tyre, djali Shkëlzen Berisha me bashkëshorten e fëmijët, etj. “Besimtarëve të krishterë shqiptarë, por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shume ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm”, - shprehet Berisha duke folur kështu edhe në emër të familjes.

Ja sekreti i fitorëve të Borussia Dortmund (Video)

Kampioni i dy sezoneve të fundit në Bundesligën gjermane, Borussia Dortmund habiti të gjithë në fazën e grupeve të Champions League, jo vetëm duke kaluar grupin, por edhe duke mposhtur në sfidat direkte rivalë të frikshëm si Real Madrid i Jose Mourinhos, apo Manchester City i sheikëve arabë. Skuadra gjermane fitoi admirimin e specialistëve të futbollit, një shembull i përkryer i një skuadre që bazohet të talentet që nxjerr vetë, tek lojtarë pa emër, por teknikë dhe rrallë-herë të gabueshëm në fushën e lojës. Por kush është sekreti i lojës së skuadrës së Jurgen Klopp? Quhet Footbonaut, një përzgjedhje mes fjalës "futboll" dhe "astronaut". Ç’lidhje ka futbolli me astronautët? Futbolli, jo dhe aq...por teknologjia po dhe Dortmund ka vendosur ta shfrytëzojë sa më mirë atë. Bëhet fjalë për një sistem elektronik të avancuar ky lojtarët e verdhezinj testojnë intuitën, përqendrimin dhe saktësinë e tyre në një shkallë vështirësie, ndoshta shumë herë më të lartë se sa realja në fushë. "Footbonaut" është një kafaz. Në njërën anë të tij lëshohet topi me shpejtësi nga 100 deri në 120 kilometër në orë. Në qendër të kafazit qendron lojtari. Ai duhet të jetë i përgatitur të presë, kontrollojë e më pas të qëllojë topin në një nga 72 kuadratet, pikërisht në atë ku ndizet drita jeshile. E gjithë performanca e futbollistit regjistrohet elektronikisht dhe nëpërmjet një kompjuteri mund të shihet përqindja e topave të kontrolluar e goditur saktë dhe ata të gabuar, plus edhe kohëzgjatja përkatëse që i është dashur "x" lojtari.

KLIKO NE KATORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:

Top 10 futbollistët më të mirë në botë

Gazeta prestixhioze angleze, "THe Guardian" ka vlerësuar në analizat e saj se kush janë futbollistët më të mirë në botë aktualisht. Lista e 10 futbollistëve më të mirë në botë është kjo: 1) Lionel Messi (Barcelona and Argentina) 2) Cristiano Ronaldo (Real Madrid and Portugal) 3) Xavi (Barcelona and Spain) 4) Andrés Iniesta (Barcelona and Spain) 5) Zlatan Ibrahimovic (Paris St-Germain and Sëeden) 6) Radamel Falcao (Atlético Madrid and Colombia) 7) Robin van Persie (Manchester United and Holland) 8) Andrea Pirlo (Juventus and Italy) 9) Yaya Touré (Manchester City and Ivory Coast 10) Edinson Cavani (Napoli and Uruguay)

Gangnam Style me Sir Alex Ferguson

Hiti i dëgjuar më shumë ndonjëherë në Youtube, kënga e famshme koreane, "Gangnamstyle" kësaj radhe nuk interpretohet nga solisti korean. Në videon në vazhdim mund të shikoni në montazhë këtë hit të interpretuar nga trajneri i famshëm skocez, Sir Alex Ferguson. Në video Fergie është i përzier edhe me disa lojtarë të skuadrës së tij, Manchester United duke mos përjashtuar në një moment edhe gjyqtarin Howard Webb./Indeksonline/


Balotelli e parkon ku ti "teket"

Mario Balotelli ka patur punë përsëri me polici. Lojtari i Manchester Cityt i kritikuar për veprimet e tij, është parë në orët e mëngjesit me veturën e tij luksoze pranë një restoranti në Angli. Balotelli veturën e tij e kishte parkuar në një vend aspak adekuat, në skajë të rrugës duke bërë që policia të ndërhyjë. Pasi erdhi policia aty, Balotelli ishte intervistuar shkurt dhe ka marrë një gjobë të radhës për të ikur nga ai vend./indeksonline/

Shenohen 3 gola per 30 sekonda!! (Video)

Shenohen 3 gola per 30 sekonda, e rrall ne futboll, por ja qe ndodh edhe kjo..

Pamja e Re e Facebook-ut

Ky eshte nje dizajn i ri i rrjetit social Facebook nga Staffi i Facebook. Mendohet qe ky dizajn i ri do kete me shume persona te kenaqur nga ndryshimet e bera ne rrjetin më të famshëm social dhe eshte me i lehte për përdorim. Shume opsione te reja jane shtuar edhe sic mund te shihni ne foto Inbox, Notification dhe Friend Requests jane zhvendosur ne nje menyre me te lehte per tu perdorur dhe per tu pare.Gjithashtu para pak kohe, ndryshim drastik pësoi edhe pamja e albumeve dhe galeria e fotove në Facebook. E cila pa dyshim la shumë përdorues të kënaqur nga mënyra se sa pozitivisht është pranuar ndryshimi.

Si pastrohet bora në Moldovë (VIDEO)

Edhe pse dimrit i dihet koha, shërbimet komunale gjithmonë zihen të papërgatitur. Kështu i gjeti edhe ky dimër qytetarët e një qyteti të Moldavisë, që zbuluan një mënyrë më të shpejtë për ta pastruar borën. Shikoni idenë birliante:

Shqiptari në Itali, nxan bastore se jo mahi

Një burrë shqiptar ka zënë një bastore të majme në Itali. Lajmi është publikuar nga mediat italiane e shqiptare ndërsa nuk tregohet identiteti i shqiptarit. 15 ndeshje në kampionate të ndryshme i ka zënë “eksperti” shqiptar duke fituar plot 100 mijë euro në bastoren e luajtur me 2 euro. Mediat italiane të cilat e raportojnë lajmin, theksojnë se kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali.

"Mund ta kishte mbytur Van Persien"

Sir Alex Ferguson deklaroi pas ndeshjes me Swansean se është i tronditur me gjestin e lojtarit të Swanseas ndaj Robin Van Persiet. "Referi ndali aksionin me plot të drejtë duke gjykuar goditjen për ne. Reagimi i atij lojtarit është i pafalshëm. Ai mund ta mbyste Van Persien me atë goditje pasi që ishte nga afër, është një akt i turpshëm i cili duhet të dënohet shumë gjatë. Kjo është një nga goditjet më të këqija që kam parë në fushë" deklaroi Ferguson. Ndërkaq mbrojtësi Williams deklaroi pas ndeshjes se ai vetëm u përpoq të largoj topin dhe se po bëhet shumë zhurmë për asgjë./Indeksonline/

Flet Casillas, pas shumë polemikave

Iker Casillas ka folur për herë të parë për lënien e tij në bankën rezervë në ndeshjen e djeshme ndaj Malagës. Portieri i Real Madridit tha se lënia në bankën rezervë nuk është fundi i botës për të, por se kjo e befasoj shumë atë. "Trajneri nuk tha asgjë për formën time para ndeshjes. Ne stërviteshim normalisht ndërsa kuptova para ndeshjes lajmin se do të jem në bankën rezervë. Nuk është fundi i botës që unë të jem rezervist por më interesante ishte ta kuptoja arsyen. Megjithatë unë do të vazhdoj stërvitjet që të bindë trajnerin dhe ata që nuk besojnë në mua. Do të jem prapë titullar" deklaroi Casillas./Indeksonline/

Mercedes-Benz E-Class 2014

Nën shenjën e modelit të vitit 2014, Mercedes-Benz sjell E Class të ri-dizajnuar. Duke marrë parasysh shitjen e shkëlqyeshme në mbarë botën, nuk çudit puna thelbësore e dizajnerëve dhe inxhinierëve. Ndryshimet kozmetike kanë përfshirë edhe versionin karavan dhe limuzinë. Si detaj interesant e potencojmë sistemin e integruar të dritave LED. Në përgjithësi, E Class e freskuar duket mjaft prestigjioze, çka me siguri se do t’i pëlqej adhuruesve të këtij modeli. Edhe në motorë ka pasur përmirësime, çka do të rezultojë në harxhime më të vogla.

Çartet Van Persie, për fyti me Williams (Video)

Robin Van Persie ka shpërthyer për një moment në ndeshjen me Swansean. Sulmuesi i Manchester United u provokuesi nga mbrojtësi i shquar për provokime, Williams i cili e goditi atë me top në kokë pasi u rrëzua në një aksion. Van Persie shpërthej duke e kapur për fyti mbrojtësin anglez, ndërsa më pas u përfshi në dialog edhe me mbrojtësin Chico.

Goli i javës në Serie A (Video)

Goli më i bukur i javës në Serie A është vlerësuar goli i shënuar nga futbollisti i Parmës, Jaime Valdes. Futbollisti i Parmës shënoj gol fantastik nga distanca duke mposhtur portierin e Bolonjës për fitoren e Parmës. Kjo ishte java e fundit për vitin 2012 në të cilën javë vlen të theksohet humbja e Milanit dhe barazimi i Interit.

Kapiteni brengoset edhe kur s’luan: Shikojeni Casillasnin e nervozuar (video)

Pas 10 stinorëve, Iker Casillas është gjendur në bankën rezervë të Real Madridit, pasi që Jose Mourinho vlerëson se Antonio Adan momentalisht është në formë më të mirë (!), kurse epilogu i këtij dueli ishte fitorja e Malagas 3:2 dhe rritja e dallimit në pikë me Barcelonën në 16. Kapiteni i “Klubit Mbretëror” si sportist i madh që është e ka pritur me qetësi këtë vendim të trajnerit. Që atmosfera në taborin e kampionit aktual spanjoll është e rendë, këtë e dinë edhe ‘zogjtë në degë’, derisa kjo është parë hapur kundër Malagas. Casillas nga banka rezervë i ka shikuar bashkëlojtarët se si po vuajnë në terren. Kapiteni i Realit me nervozizëm e ka përcjellë secilin gol ta pranuar, e hiq me mirë nuk ka reaguar as me huqjet e bashkëlojtarëve të tij. (ORAinfo)

Ngjiten në ndërtesën më të lartë të Evropës (Video)

Në një gratacelë 75 katëshe dhe lartësi 300 metra arritën të ngjiteshin një grup rusësh në mënyrë të paligjshme. Kulla “Mercury City “që gjendet ne qendër të Moskës, mban rekordin e ndërtesës më të lartë në Evropë dhe të rinjtë me një guxim të ‘çmendur’ arritën të shmangnin truprojet, kamerat dhe të ftohtin dhe u ngjitën në majë. Alpinisti Raskalov deklaroi se ai dhe katër shokët e tij e kishin studiuar për shumë javë deri sa gjetën një plan që të mos kuptoheshin nga rojet. Përfundimisht, gjetën pikat që nuk do dukeshin nga kamerat dhe filluan ngjitjen. Sipas planit, ekipi Raskalov u vesh me rrobat e punëtorëve të ndërtimit dhe filluan të ngjiten nëpër pikat ku nuk vezhgoheshin nga kamerat e sigurisë. Ndryshe ndërtimi i ndërtesës ende nuk ka mbaruar. (ORAinfo)

“Termet” në Madrid, largohen Mourinho e Ronaldo

Situate aspak e këndshme në gjigantin spanjoll, Real Madrid. Mediat spanjolle  i kanë kushtuar një vend të veçantë “divorcit” të mundshëm në mes dyshes portugeze, Jose Mourinhos dhe Cristinao Ronaldos me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle largimi i teknikut dhe sulmuesit portugez është shumë i mundshëm. Deklarata e fundit Jose Mourinhos, ku ai ishte shprehur se klubi madrilen nuk është i kënaqur me të, ka zbehur në masë të madh raportet në mes ish-trajnerit të Portos, Chelsea e Interit me klubin “mbretëror”. Raportohet se tashmë trajneri portugez ka urdhëruar agjentë e tij të nisin negociatat me klubin francez, PSG. Francezët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos një ofertë të majme që kap shifrën 20 milionë euro. Mësohet se PSG dëshiron që përveç Mourinhos të blejë edhe yllin e “Los Blancos” Cristiano Ronaldon. Pasanikët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit hiq me pak se 125 milionë euro, e që do të ishte transferimi me i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Mourinho: Adan, shumë më i mirë se Casillas

Jose Mourinho le se nuk po e din çka po bën, por nuk po e di as çka po flet. Kështu së paku konkludohet nga deklarata e tij pas ndeshjes me Malagën ku arsyetoj lënien në bankën rezervë të Iker Casillas. "Adan është portier shumë më i mirë se Casillas. Ky së paku është vlerësimi im i mbështetur nga asistentët e mijë. Më dhembë vetëm humbja, asgjë më shumë. Ky është futbolli, unë punën time nuk e kam frikë, unë do të mbetet trajner i Realit, se mendoj shkarkimin" deklaroi Mourinho./Indeksonline/

Pse Casillas rezervë te Reali? (Video)

Për tifozët e Realit dhe mediat e lidhura me skuadrën galaktike, më e befasishme ishte lënia në bankën rezervë e Iker Casillas, se sa humbja nga Malaga. Të gjithë u çuditën kur Jose Mourinho filloj ndeshjen me portierin Adan në portë, ndërsa Casillas ishte në bankën rezervë. Casillas nuk ishte në bankën rezervë për shkak të ndonjë lëndimi, as për shkak të formës së dobët, por se ai qëllimisht u injorua nga Mourinho për shkak të qëndrimit të tij. "AS" në titullin e saj pas ndeshjes me Malagën shkroi, "Mungesa e Casillas e vorrosi Realin". Ky veprim i Mourinhos edhe i kushtoj pasi që Adan pranoj 3 gola në këtë përballje. Javë më parë të njejtën gjë Mourinho e kishte bërë edhe me spanjollin Ramos të cilin në ndeshjen ndaj Cityt e kishte lënë në bankën rezervë. Por lënia në bankë rezervë e Casillas është më e ndieshme pasi që ai është legjendë e Realit, kapiteni i skuadrës dhe një nga më meritorët për sukseset e Realit në vitet e fundit. Mediat shkruajnë se ky veprim i Mourinhos edhe mund ti kushtoj atij me shkarkim pasi që Casillas ka ndikim të madh në skuadër, edhe te presidenti Perez.

24 orë me not nga Italia deri në Shqipëri

Sipërmarrja e dytë e atletit të triatlonit me origjinë nga Parma. Plot 24 orë me not i janë dashur për të përshkuar kanalin e Otrantos. Kështu, për herë të parë, një njeri noton nga Italia në Shqipëri. Massimo Volotina ka notuar saktësisht për 23 orë e 44 minuta nga Pulja në Shqipëri, në sajë të 82.440 të përplasurave të duarve në det. “Çfarë më shtyu për të realizuar një sipërmarrje të tillë? Arritja e diçkaje që të mbetet e fiksuar në histori e që të përcjellë një mesazh”, shprehet 49-vjeçari.

Mercedes-Benz E-Class 2014

Nën shenjën e modelit të vitit 2014, Mercedes-Benz sjell E Class të ri-dizajnuar. Duke marrë parasysh shitjen e shkëlqyeshme në mbarë botën, nuk çudit puna thelbësore e dizajnerëve dhe inxhinierëve. Ndryshimet kozmetike kanë përfshirë edhe versionin karavan dhe limuzinë. Si detaj interesant e potencojmë sistemin e integruar të dritave LED. Në përgjithësi, E Class e freskuar duket mjaft prestigjioze, çka me siguri se do t’i pëlqej adhuruesve të këtij modeli. Edhe në motorë ka pasur përmirësime, çka do të rezultojë në harxhime më të vogla.

Kur pa nusen u tmerrua, e martuan me zor! (video)

"Turbo” u bë dhëndri kur përpara iu shfaq nusja me të cilën duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës. Ai bëri të pamundurën që t’i shpëtonte “zgjedhës” së martesës, por ja që të afërmit e tij nuk e lanë, duke e martuar me zor. Thonë që martesa është dita më e lumtur e jetës së një çifti, por kjo nuk vlen për këtë dhëndër fatkeq, sepse për të dita e martesës ishte dita më e hidhur. Ndiqni videon e mëposhtme dhe do të shikoni se gjatë ceremonisë martesore ishin të gjithë të kënaqur, përveç tij!

Fakte të reja, se Rita e tradhtoi Robin

U patë thënë se Rob Kardashian la Rita Orën pasi ajo u zu duke e tradhtuar me Jonah Hill. Yjet së fundmi i dhanë fund romancës së tyre, pasi që Rob thoshte se ajo e kishte tradhtuar, derisa Rita thotë se arsyeja e ndarjes është mungesa e kohës për të qenë bashkë. Mediat amerikane po raportojnë se Rita vërtetë kishte një lidhje me komikun Jonah. "Rita kaloi natën me Johan gjatë udhëtimit të saj në New York. Pastaj Johan i tregoi këtë gjë një shokut të tij, Rob e kuptoi dhe Rita e pranoi. Kjo ishte goditja e fundit”, tregon një burim. Pas akuzave të Robit ku thuhej se ajo edhe duke qenë shtatzënë me fëmijën e tij e ka tradhtuar me 20 meshkuj, Rita thuhet të jetë mërzitur pasi ka menduar se ata do të mund të mbesin shokë. /Indeksonline/

Ibra gati ta shënonte golin e shekullit

Edhe pse muaj më parë u bë i famshëm me një supergol në miqësoren Suedi-Angli, Zlatan Ibrahimovic ishte gati të shënonte një nga golat më të bukur në futboll. Në ndeshjen që PSG e fitoj me Brest, Ibra ishte tejet akrobatik në një rast kur me një akrobacion të llojit të vetë ishte shumë afër për të shënuar gol. Megjithatë Ibra shënoj gol në këtë ndeshje por jo aq të bukur çfare di të shënoj shpesh.

“Sot nuk paska qenë dita ime me fat”, kjo është e sigurt! (Video)

Na ndodh shpesh që të themi, “kjo nuk ishte dita ime”, ose “kam pasur ditë më të mira se kjo e sotmja”. Dhe e themi kur nuk na ka ecur fort në ndonjë gjë që kemi dashur të bëjmë, ose kur diçka që prisnim të bëhej, ka ngecur apo shtyrë. Por ka disa njerëz si këta që shikoni në fotot, që dita nuk u ka ecur fare, po hiç fare ama. Ata janë përballur me ca incidente nga më të ndryshmet që më së paku u kanë prishur ditën... Urojmë që ju vetëm t’i shikoni, e kurrë mos ju ndodhin!/Indeksonline/

“Golfi” më i shpejt në botë (video)

Statusin prej kultit që Volkswagen “Golf” e ka nderuar te ne, por edhe në tërë Evropën, zakonisht nuk merret si shembull për aftësitë e tij garuese dhe shpejtësinë e madhe. Megjithatë ekziston një “Golf II” i cili është më i shpejt edhe se “Bugatti Veyron Super Sport”. Ky “Golf” ka fuqinë e 999.8 KS (Kuaj Fuqi). Tipi Golf II 4Motion, i popullarizuar si “16V Ampir” është përbindësh me 999.5 KS dhe shpejtësinë nga 0-100 Km/h e ka kap për 2.3 sekonda! Nëse këto shifra nuk iu mjaftojnë, “16 V Ampir” nga 0-200 Km/h arrin për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësinë nga 100-200 Km/h e arrin për vetëm 3.1 sekonda. (ORAinfo)

Sulmuesi Palacio u bë portier i Interit (Video)

Në ndeshjen e kupës ndërmjet Interit dhe Veronës, moment interesant ishte ai kur në portë u pa sulmuesi argjentinas i Interit, Rodrigo Palacio. Stramaccioni kreu zëvëndësimet deri në minutën e 75, duke mos lejuar asnjë zëvëndësim në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Pasi kreu zëvëndësimin e fundit, te Inter u lëndua portieri Castellazi. Pas kësaj Interi nuk pati drejtë zëvëndësimi, ndërsa në portë u fut Palacio. Ai u bë një hero duke shpëtuar Interin në dy tri raste me pritjet e tij. Madje njëra nga to ishte një paradë e portierëve me eksperiencë.

Messi i Milanit, çfarë talenti është ky (Video)

Një Lionel Messi në futbollin italian. është Hachim Mastour për të cilin kemi shkruar disa herë. Supertalenti marokien ka debutuar për të rinjët e Italisë duke shënuar gol që në paraqitjen e parë më azzurët. Mastour ka impresionuar të gjithë me këtë paraqitje duke treguar se ka teknikë të jashtëzakonshme. Mastour me truket e tij që bënte impresiononte tifozët e mbledhur në stadium. Mastour llogaritet si Lionel Messi i Milanit ndërsa po shkëlqen edhe më të rinjët e rosonerëve.

Shpërthim reshë në qiell

Jo, kjo nuk është një shpërthim siç duket apo një foto e punuarë me photoshop. Ajo që mund të shpjegoj kjo foto se është vetëm një re në qiell që duket e mahnitshme. Ajo që quhet Thunderhead Cloud apo një re Cumulonimbus, ngjyra të cilat ju mund të shihni në të janë për shkak të rrezeve të diellit po bien nëpërmjet saj./Indeksonline/

Borë e zezë në Siberi (VIDEO)

Çudia që habiti gjithë botën. Në Siberi të Rusisë qytetarët u habitën nga bora e zezë që ra. Kjo sipas tyre llogaritej si ogur i zi që i frikoi qytetarët. Shikoni videon në vijim.

Çka u filmua në Rusi? (VIDEO)

Rusia është vend i çudive. Dikur ishte një superfuqi botëore që bënte balansin në botë. Tash edhe pse ka rënë dukshëm, prap është një fuqi e llojit të vet. Kjo pajisje e çuditshme dëshmon për këtë.

Çka bëhet nga kombinimi i qumështit me Red Bull? (VIDEO)

Kombinimi i pijeve freskuese mund të jetë fatal. Andaj kujdes me kombinimin e disa pijeve si psh Qumështin me Red Bull.

Shikoni si e torturon të dashurin e saj në publik (Video)

Se hidhërimi dhe gabimet mund të ju detyrojnë të bëni gjithçka, kjo video është dëshmi për këtë. Nuk e dimë se kujt nuk i vjen më shumë turp, vajzës që e torturon të dashurin e saj në hapësirë publike, apo atij mashkullit që i duron mundimet dhe nuk reagon aspak. Klikoni ne videon meposhte dhe shikoni si torturon ajo te dashurin e saj.

Dafina lexon libra erotike

Këngëtarja Dafina Zeqiri, sapo ka bërë te ditur përmes rrjetit te saj social se ka futur në dorë novelat e famshme erotike të autores britanike Erika L.James. Kompleti përbëhet nga tri novela “Fifty Shades of Gray”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed” dhe për arsye të popullaritetit, sidomos nga lexueset femra, nuk mund te gjinden edhe shumë lehtë në formatin e shtypur. Flitet se autorja përdorë një gjuhë të veçantë të të përshkruarit qe ka bërë shumë femra të përjetojnë orgazem gjatë leximit të novelave të saj. Dafina ka paralajmeruar projektet dhe albumin e ri që do na ç’mend, por shihet se, sado e nxehtë qe mund të jetë muzika e saj, ajo për momentin është e preokupuar edhe me gjera tjera me të nxehta dhe me erotike.

Wayne Rooney bëhet trajner!

Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney ka filluar detyrën e tij të re. Rooney ka udhëtuar në Zvicër ku ka stërvitur një skuadër me lojtarë të rinjë. Rooney i befasoj të gjithë kur arriti në seancën stërvitëse në Payerne ku filloj stërvitjet si trajner. Projekti për të punuar me lojtarë të rinjë është i përkrahur nga UEFA. Kjo punë për Rooneyn është një lloj dënimi i UEFA-s për kartonin e kuq të Rooneyt të marrë ndaj Malit të Zi, ku ai duhet ti shërbejë komunitetit sportiv. /Indeksonline/

Në Japoni, kjo gërshërë për mrekulli (Video)

Futbollisti brazilian, Junior Dutra ka shënuar një gol fantastik në kampionatin brazilian. Në ndeshjes mes Kashimas dhe Jubilos, Dutra realizoj për mrekulli në gërshërë. Futbollisti brazilian është shumë i kërkuar nga disa skuadra franceze e italiane pas formës së jashtëzakonshme që po kalon në këtë kampionat.

Ja dështimi me i madh në historinë e futbollit! (Video)

Edhe pse sportdashësit, nuk mund të presin nivelin më të larët të futbollit në garat aziatike, në Katar dhe Uzbekistan, por kjo nuk mund t’i ndaloj ata të ëndërrojnë, pastaj ka disa ligje të cilat edhe po të tentosh t’i thyesh nuk i thyen dot. E megjithatë, kjo që ndodhi thyen do rregull dhe ligj të futbollit, madje është konsideruar si dështimi më i madh në historinë e futbolli, kjo për vetë faktin se që të shënosh, “edhe me sy mbyllur”, por ta nxjerrësh topin jashtë portës nga distanca e 1 metër para saj, është e paimagjinueshme. (ORAinfo)

Tuna e shëndrron “ X Factor” në “Sexy Factor”

Si mentore e grupit të vajzave në , “ X Factor” në Shqipëri, mbrëmë gjatë netëve live të spektaklit, Tuna është përkujdesur që të bëjë një paraqitje sa më elektrike në skenë. Këngëtarja ka pasur veshur një kostum mjaftë elegant por që ishte shumë i hapur tek gjoksi, gati të zbulonte më shumë se që duhej. Me epitetin e një nga artisteve më seksi të estradës, Tuna mbrëmë është dukur vërtetë një “sexy factor” duke i shtuar glamur mbrëmjes. Kur jemi tek ,“X Factor”, për këngëtaren nata e mbrëmshme ka qenë shumë e sukseshshme pasiqë, të gjitha vajzat nga grupi i saj kanë arritë ti shpëtojnë eliminimit, duke siguruar edhe një biletë për në natën e dytë live të spektaklit e që do të jetë të dielën e ardhshme./Indeksonline/

E mahnitshme: Polici e dënon dhe ia jap 100 dollarë ta paguaj dënimin

Hiden Carlo (25), të cilin në Planu të Teksasit e kishte ndaluar një polic pasi që i kishte kaluar regjistrimi i veturës, ka pranuar hapur që nuk ka falje për gabimin e bërë. “I thash se nuk kam sqarim se përse nuk e kam vazhduar regjistrimin, përveç që nuk kam para. Është dashur të zgjedh, ose t’i ushqej fëmijët ose ta regjistroj veturën”, ka thënë Carlo. Polici Carlos i ka shqiptuar dënimin, por edhe i ka dhënë një zarf. “Kur e kam hapur, pashë bankënotën prej 100 dollarësh. Shkova shpejt ta paguaj. Cfarë kam mundur tjetër”, ka thënë ai për televizionin CBS DFW. Polici s’i ka thënë askujt asgjë për këtë vepër të mirë, por gjyshi i Carlos, Billy McCintaier ka qenë aq i prekur me këtë gjest njerëzor, saqë i ka shkruar letët stacionit policor. “Nuk ka shumë polic që mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar ai. Sipas mediave, polici human, për dallim nga shumë të tjerë që më herët kanë bërë vepra të mira, ka dashur të mbetet anonim, por kolegët e tij kanë për qëllim që t’i japin mirënjohje të veçantë. “Më ka thënë se atij burri më shumë se atij i duheshin paratë dhe se nuk është hamendur kur ka vendosur t’ia jap ato”, ka deklaruar kolegu i tij dhe zëdhënësi i policisë, David Till. “Me ka ndihmuar atëherë kur më së shumti kisha nevojë. E vlerësoj shumë, asnjëherë nuk do ta harroj atë njeri”, ka thënë Carlo. (ORAinfo)

Ibra shkelë në kokë Lovrenin (video)

Në ndeshjen derbi të kampionatit francez ndërmjet PSG-së dhe Lyonit (1:0), Zlatan Ibrahimoviq shkaktoi shumë probleme për mbrojtjen mysafire. Sulmuesi i Suedisë, për të cilin vazhdimisht thuhet së është i ashpër dhe futbollistët ‘pa shpirt’, në një duel me futbollistin kroat, Dejan Lovren, pasi që e shtyu, e godet me këpucë në fytyrë, e më pas edhe ia shkelë këmbën. Lovren më pas u detyrua t’i nënshtrohet mjekëve, edhe pse vazhdoi ndeshjen. Vlerësojeni a ishte me qëllim a po rastësisht gjesti i Ibrës. (ORAinfo)

NASA: 3 ditë errësirë totale që nga 21 dhjetor 2012

Me datë 21 dhjetor 2012, toka do të futet në një unazë të palëvizshme satelitore të quajtur rripi fotonik dhe në oren 1:00 pas mesnate me orën Kolombiane do të ketë errësirë totale e cila do të zgjasë 3 ditë resht. NASA e konfirmoi këtë me datë 5 dhjetor 2012. Errësira do të mbulojë gjithë planetin dhe do të jetë me ftohtë, edhe pse mund të ndriçojë ndonjë rreze drite gjatë këaj kohe. Asgjës’do ndodhë ëhtë vetëm një fenomen jashzakonisht i rrallë që ndodh 11 milione vjet. Si pasoje e kësaj do t ketë shkëputje elektriciteti. Kjo ëhtë ajo ngjarje të cilës kalendari Maya i referohej, një rreshtim i pazakonshëm planetësh./Indseksonline/

Rita Ora me të dashur shqiptar?

Përfshirja e saj në skandalin me Rob Kardashian, ka bërë që mediat e huaja të numërojnë gjithë të dashurit e njohur deri tani të këngëtares shqiptare Rita Ora.Para Robit, janë numëruar emrat si Drake dhe Bruno Mars. Madje, për Bruno Mars, ajo ka rrëfyer personalisht se kishte qenë një histori e bukur dashurie. Por, një gjë që mediat e huaja nuk e kanë ditur është fakti se Rita në të kaluarën ka pasur edhe të dashur shqiptar. Ajo, siç shkruan knninfo, së bashku me motrën Elena, shpesh kanë vizituar Kosovën së bashku me prinderit dhe si adoleshente kanë shijuar jetën e natës nëpër lokalet dhe klubet e Prishtinës, natyrisht në shumë raste të shoqëruara edhe me të dashur shqiptar. Madje, burime të sigurta pohojnë se motra e saj e madhe Elena ka qenë e lidhur me një personazh VIP të estradës kosovare. Me siguri, asokohe, djemtë shqiptarë nuk e dinin se motrat “Sahatçiu” një ditë do të bëheshin “Ora” të famshme. Rita është padyshim krenaria jonë shqiptare dhe dëshira jonë më e madhe do të ishte sikur ajo dhe e motra e saj të lidheshin në të ardhmen me shqiptar.

Shahen me nene Live ne Zone e Lire Arian Cani dhe mister Albania Geraldo Biba (Video)

Xherdani i ri i Baselit, nje tjeter kosovar (Video)

Mediat zvicërane sot kanë shkruar për një supertalent të ri të futbollit zvicëran. Është kosovari i ri Endogan Adili talenti që po mahnit të gjithë me aftësit e tij. Adili mbetet lojtari më i ri që ka shënuar gol në futbollin zvicëran kur në vitin vitin 2010 ai shënoj gol me 15 vjet e 286 ditë. Mediat po e quajne Adilin si Xherdan Shaqiri i ri i Baselit pasi që sipas mediave ai sot ka arritur marrëveshje me skuadrën e Baselit ndërsa do të braktisë skuadrën e Grasshoppers. Adili luan për përfaqësuesen zvicërane U21 ndërsa te Basel do të kaloj si transfer i lirë.


Çfarë mjeshtri: Arrin rekord të Ginisit për parkim (Video)

Shikoni si zhduket ura në Turqi (Video)

Pamjet nga një kamerë sigurie ofrojnë një panje jo të zakontë nga një pjesë e qytetit turk Korum, ku një urë e mbuluar me borë, e dedikuar për këmbësor, rrënohet, përderisa mbi të lëviznin njerëz. Është fat i madh që askush nuk e ka pësuar, përderisa, një student është lënduar. Zyrtarët e qytetit kanë deklaruar se deri më tani nuk i dinë shkaqet e rrëzimit të urës.

Trajneri i Liverpoolit, shikimi ku s’duhet! (Video)

Brendan Rodgers pas kualifikimit me Liverpoolin për në xhiron tjetër të Europa League, dha një intervistë në aeroplan pas rikthimit nga Italia për televizonin e Liverpoolit. Gazetarja e cila intervistoi trajnerin e Liverpool për një moment i mori vëmendjen atij duke i’a humbur përqëndrimin në shikim, për ti shkuar sytë “gabimisht”. Por në arsyetimin e tij, Rodgers ka thënë se duhet ta shikoni këtë video për të vërtetuar se ishta diçka e rastësishme dhe jo e qëllimshme./indeksonline/

Nuhiu në Turqi, hero se jo mahi (Video)

Sulmuesi kosovar me pasaportë austriake, Atdhe Nuhiu ka qenë figura kryesore në ndeshjen derbi të kampionatit turk mes Besiktas dhe Eskesehirsport. Nuhiu arriti që të shënoj golin e barazimit në këtë ndeshje duke u inkuadruar në lojë vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Mysafirët ishin duke pësuar 2 me 0 ndërsa u kthyen në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Ates në minutën e 8o ngushtoi në 1 me 0, ndërsa kosovari Nuhiu heshti mijëra tifoz në Turqi duke shënuar për mrekulli në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ky trik fantastik (Video)

Një driblim fantastik është parë në futbollin danez në ndeshjen mes skuadrave Hundvåg-Randaberg. Futbollisti danez Erland Preben arriti të shmangë një futbollistë kundërshtarë duke bërë një driblim fantastik në një pozitë që vështirë mund të arrihej kjo gjë.

Ronaldo thyen rregullat (video)

Kristiano Ronaldo është kthyer disa vite mbrapa në kohë, duke i ngjarë një fëmije të vogël, në ceremoninë e Çmimit Kombëtar të Sportit Spanjoll, të organizuar në Pallatin Mbretëror “El Pardo”. Kur takohet familja mbretërore, ekziston gjithmonë etiketa që duhet ndjekur, por Ronaldo theu rregullin numër 1, duke u paraqitur në këtë mbrëmje duke mbllaçitur çamçakëz. Kur i kërkuan lojtarit që të hiqte çamçakëzin nga goja, Ronaldo fillimisht buzëqeshi me këtë kërkesë, por më pas e kuptoi se duhej të bënte siç i kërkohej. Por tani ai përballej me një dilemë të rëndësishme: Ku mund të hedhësh çamçakëzin në një pallat mbretëror? Pasi pa rreth e rrotull për një vend ku të fshihte çamçakëzin, Ronaldo më në fund vendosi të sakrifikonte kostumin e tij të shtrenjtë, duke e futur atë në xhepin e tij. Pak minuta më vonë, duke mos patur më çamçakëz në gojë, Ronaldo pranoi nga duart e Mbretëreshës Sofia edhe titullin e sportistit më të mirë Ibero-Amerikan.

Ku ia ‘futi dorën’ Gomezi Shaqirit!

Fitorja e tretë në “Allianz-Arena” në po kaq ndeshje, bën “kurban” BATE-n që kishte hesape për të larë me Bayernin si skuadra e vetme që i kishte mundur. Në fitoren e mbrëmshëm 4:1 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë zyrtar në fanellën e Bayernit. Shaqiri në këtë ndeshje ishte më i mirë në fushë, pasi që ishte asistues edhe në golin e parë të Bayernit me autor Gomezi. Gëzimin e golit të parë, Gomezi e ndau me Shaqirin, mirëpo përqafimi e kishte një pjesë interesante. Dora e majtë e Gomezit kishte hyrë më thellë seç duhet në të pasmet e Shaqirit. Ishte rastësi! (ORAinfo)

Shikojeni sjelljen ‘idiote’ të përzgjedhësit serb (Video)

Shumë trajner kënaqen me lojën e skuadrave të tyre, por edhe shpeshherë janë të irrituar me atë se çfarë tregojnë në terren. Mirëpo, përzgjedhësi i përfaqësuese serbe në hendboll për femra, Sasha Boshkoviq, megjithatë, ka shkuar një hap më larg, duke u bërë pjesë e ndeshjes. Gjatë ndeshjes të xhiros së parë të grupit F të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Beograd, Boshkoviq dy herë e kap hendbollistin norvegjeze, Jerum Suland, së pari për fanelle e më pas edhe për dore, gjë që i ka nervozuar skandinavet. Në xhirimet të cilat të mërkurën janë shfaqur në televizionin norvegjez TV2, shihet qartë se si përzgjedhëse serb dy herë, derisa topi ishte në krahun tjetër, ngreh norvegjezen. Në një moment Suland i drejtohet tavolinës së kontrollit, mirëpo zyrtarët nuk kishin parë asgjë. “Thanë se nuk kanë parë asgjë. Kjo nuk është fer-plej, kjo është sjellje josportive”, ka thënë përzgjedhësi i Norvegjisë, Torir Hergeirson. Federata e norvegjeze planifikon të ankohet në EHF. (ORAinfo)

Çka ka tre nga Messi?

Tifozët e Barcelonës ende nuk kanë marrë një deklaratë zyrtare nga skuadra për mungesën apo jo të Messit në ndeshjen e ardhshme ndaj Betis. Pas lëndimit me Benfikën, Messi i është shtruar ekzaminimeve mjekësore ndërsa sipas rezultateve të para ai ka lëndim në gju. Sipas raporteve të fundit, Messi do të stërvitet i vetëm deri të shtunën në fitnes qendrën e skuadrës ndërsa vetëm të shtunën Vilanova do ta kuptoj se a do të llogaris në Messin për ndeshjen ndaj Betis. Pothuajse e sigurtë është se mungesa e tij nuk është e dyshimtë më shumë ndeshje, përveç takimit me Betis. Messi sot në mëngjes i është bashkuar grumbullimit të lojtarëve me Barcelonën ku thuhet të ketë ecur normalisht e pa dhimbje ndërsa i është konfirmuar vazhdimi i përgatitjeve fizike ne fitnes./Indeksonline/

A është kjo mace e zezë shkaktare i lëndimit të Messit!!!

Ata që besojnë në teoritë e moçme mund ta ndërlidhin lëndimin e Messit me një gjë e cila i parapriu lëndimit të tij. Pak minuta para se Messi pritej të futej në fushë në ndeshjen ndaj Benfikës, në fushë papritmas kaloi një mace e zezë e cila ndoshta edhe mund të ketë sjellur fatin e zi pas saj. Macja e paftuar është bërë objekt “akuze” nga tifozët nën ethe të Barcelonës të cilët deri nesër po presin në shtrëngim konfirmimin mjekësor të lëndimit të superyllit argjentinas. Nuk ka përfundim kjo teori, por nuk bën edhe përjashtuar./Indeksonline/

Shaqiri shënon në Ligën e Kampionëve - ky është goli (Video)

Bayerni Munich ka arritur fitore të thellë 4:1 në “Allianz Arena” kundër BATE Borisov në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Bayerni me këtë fitore ka arritur të kaloj në fazën e nokautit si lider, edhe pse me pikë të barabarta me Valencian. Golin e epërsisë për Bayernin e ka shënuar Mario Gomez në minutën e 22 pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqiri. Shaqiri ka shënuar golin e tretë për Bayernin në minutën e 66 me asistim të Gomezit. Ky ishte një kthim i borxhit për Xherdanin nga Gomezi, pasi që gjilanasi në minutën e 22 kishte asistuar në mënyrë fenomenale për gjermanin e natyralizuar. Golin e dytë për bavarezët e ka shënuar Muller, kurse të katërtin Alaba. (ORAinfo)

Beba kendon ne mes te rruges (Video)

Milan para Chelseat, me bukuroshen në skuadër

Chelsea përveç suksesve që arriti viteve të fundit, krenohej edhe me shtabin teknik të skuadrës që në mesin e tyre ka edhe një bukuroshe fizioterapeuste. Eva Carneiro shpeshherë ka qenë tema e mediave duke qenë se është një nga femrat e rralla që kryen këtë punë në skuadrat evropiane. Por bukuria e saj si duket do të mbesë nën “hije” pasi që skuadra e Milanit I ka bërë konkurrencë. Në media po qarkullon një foto e një fizioterapeute italiane e cila pritet të jetë doktoresha e skuadrës së Milanit. Lajmi për të është transmetuar dje edhe në “Milan Chanel” ndërsa besohet se ajo do të filloj punën në edicionin tjetër./indeksonline/

Shikojeni asistimin fenomenal të Shaqirit për Gomezin (Video)

Bayerni Munich po avancon 1:0 në “Allianz Arena” kundër BATE Borisov në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Fitorja eventuale e Bayernit i qon gjermanët në fazën tjetër si lider, pasi kanë pikë të barabarta me Valencian. Golin e epërsisë për Bayernin e ka shënuar Mario Gomez në minutën e 22 pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqiri. Shikojeni asistimin e Xherdanit për Gomezin. (ORAinfo)