Çfarë rëndësie ka qumështi te japonezët

Qumështi është një produkt tepër i nevojshëm për trupin e njeriut. Ne jemi mësuar me këtë produkt, jemi rritur, rrisim fëmijët tanë... Por si e konsumojnë këtë japonezët, në të vërtetë si e reklamojnë qumështin që të bën që edhe po të mos duash ta konsumosh. Shikojeni videon se si propagandohet pirja e qumështit te japonezët.

Çka do të bënit po t'u kapte mësuesja derisa ia jepni një letër simpatisë suaj? (VIDEO)

Edhe pse kanë ardhur kohëra të tjera, kur dërgimi i letrave të simpative ka marrë fund, sepse kjo po bëhet nëpërmjet Facebookut dhe rrejteve tjera sociale. Por, nuk duhet të harron edhe gjesetet e tilla. Një djalosh u kap "mat" nga mësuesja e tij derisa po donte që simpatisë së tij tia jap një letër ku kishte shprehur emocinet e tij. Mësuesja i kërkoi që letrën ta shpalosë me ta dhe ai ia dha mësueses e cila e lexoi publikisht. Shikoni videon dhe merrni vesh se çfarë efekti pati leximi.

Driblimet më të bukura në historinë e futbollit! (VIDEO)

Janë nga momentet më të bukura të cilat shkruan histori! Futbolli padyshim mbreti i sporteve. Kë këtë video do të ndiqni të gjithë yjet e futbollit botërorë tek mrekullojnë dhe triblimet e tyre të cilat janë vërtet nga një… tjetër “Plantë”!/alb-observer. Për më shumë kënaquni me këtë super video:

Rita elektrizon shqiptarët: You look beautiful Pasha Zotin!

Rita ORA e ka ndezur maksimalisht atmosferën në Sheshen Skenderbej në Tiranë. Në gjuhën shqipe e angleze, Rita i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. I ka përshendetur në shqip të pranishmit. "You look beautiful Pasha Zotin", ka qenë njëra nder fjalitë e shumta të Ritës, që ka elektrizuar maksimalisht masën. “Ju dua shumë”, ka thënë Rita, derisa është larguar nga skena. Ajo ka kënduar disa nga hitet e saja, duke bërë që të gjithë të këndojnë dhe vallëzojnë më të. Përformenca e Ritës ka marrë komente pozitive gjithandej rrjeteve sociale. “O bre ma kënaqi zemrën Rita Ora! YLL”, ka shkruar ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku në Twitter.

Rita feston bashkë me shqiptarët

Rita Ora “ka pushtuar” qytetin e Tiranës. Ajo ka filluar përformimin në koncertin e madh të organizuar në Tiranë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja nga Kosova, ka mbërritur në skenë rreth orës 23:20, e shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Rita ka uruar popullin shqiptar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Ajo ka ardhur si e ftuar speciale për koncertin që është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”. Rita ka kënduar për publikun shqiptar falas duke kërkuar vetëm kushte optimale për përfomancën e saj. Përsëri e ka bërë me dy duart e saj simbolin e shqiptarëve, shqipen./Indeksonline/



Një tjeter video skandaloze me torte (Video)

Studentët serb urojnë 100 vjetorin në shqip

Ajo ka shumë miq shqiptarë, dhe prandaj edhe në këtë ditë feste ka vendosur që ti uroj në shqip, miqtë e saj në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në profilin e saj, në rrjetin social Facebook, Jovana Broz Tintor, ka ndarë një hapësirë duke thurur në shqip fjalët “Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”. “Urime ditëlindja e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi shqiptarë. 100 vjet më parë ne të gjithë e bëmë një hap të madh nga Perandoria osmane në Republika që jemi sot. Liri dhe paqe për të gjithë Ballkanin! Përshëndetje“, ka shkruajtur Jovana. Jovana Broz Tintor, po ashtu ka studiuar Gjuhën Shqipe në Universitetin e Tiranës./D.H/Indeksonline/

Moda e re e unazave të martesës

Moda e re e të sapomartuarve po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Çiftet tashmë nuk preferojnë të mbajnë unazat e martesës që kemi parë deri më sot, të cilat nuk i heqin kurrë nga gishti, por dëshirojnë unaza – tatuazh. Përveç përshtypjes që të lënë këto tatuazhe, të vjen ndër mend edhe simbolizmi i unazës, për dashuri dhe devotshmëri të përjetsh me. Pra, tatuazhi – unazë mund ta justifikojë fare mirë këtë qëllim. Shumë çifte të rinj nuk dëshirojnë më unazën klasike dhe i kthejnë sytë nga tatuazhet, duke pikturuar në gishtat e tyre lloje të ndryshme unazash. Format dhe ngjyrat janë nga më të larmishmet, ndërsa kostoja ekonomike është shumë më e ulët sesa ajo e një unaze të zakonshme. Një nga të mirat e kësaj unaze – tatuazh është se nuk të humbet kurrë dhe e ke gjithnjë me vete. Por një disavantazh i madh është në rast divorci. Gjithashtu, me këtë mënyrë humbet dhe momenti romantik i propozimit për martesë me kutinë e unazës në duar. Pra, nëse jeni të sigurt për personin që keni në krah dhe jeni në prag martese, shikojini si mundësi edhe unazat-tatuazh./Indeksonline/

E bën Dortmunnd, një gol si me shkollë (Video)

Goli i Borusia Dortmund i shënuar ndaj Duseldorf është një nga golat më të bukur sivjet në Bundesliga. Një aksion fantastik i nisur nga lojtarët e Borusia Dortmund, përfundoi në mënyrë fantastike duke shënuar një gol me shkollë. Polaku Kuba Blazszykoëvski realizoi duke përfunduar aksionin fantastik në mënyrën më të mirë.

Zyrtari i qytetit të Beogradit fotografohet me flamur shqiptar në Prishtinë

Në rrjetin social Twitter ka qarkulluar fotografia e Danko Runiçit, drejtorit i Agjencisë për Integrime Evropiane të qytetit të Beogradit dhe anëtarit të partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, në të cilën ai qëndron para një flamuri shqiptar në sheshin kryesor të Prishtinës dhe mban një dorë një tullumbace me shqiponjën shqiptare. Runiq, fotografinë para disa kohësh e kishte vendosur në profilin e tij në Facebook, edhe pse vetëm disa ditë e kishte larguar, ajo mbrëmë ka arritur në Twitter. Danko Runiç ka konfirmuar për “Blic” se bëhet fjalë për fotografi autentike, e cila ka thënë ai, është realizuar katër vjet më parë në festimin e Ditës së Flamurit Shqiptar, dhe se është rezultat i gjesti qesharak me miqtë.

“Me ka fotografuar një mik gjatë vizitës private në Prishtinë. Me vije keq që sot, në rrethana tjera, vendoset në një kontekst krejt tjetër. Ata të cilët e kanë vendosur pikërisht sot këtë fotografi në Twitter dëshirojnë të tregohen tradhtar dhe kanë për qëllim që të me kërcënojnë mua dhe familjen time”, ka thënë Runiq. (ORAinfo)

Tronditet Serie A

I shumëkërkuari i policisë italiane për trukimin e ndeshjeve, Almir Gegiç, tashmë ndodhet në burg. Ne fakt, ish-futbollisti i Ciasos në kampionatin zviceran, u vetëdorëzua, pasi i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë. Në një rrëfim të gjatë për prestigjiozen italiane "Gazzetta Dello Sport", një ditë para se të dorëzohej, Almir Gegic tregoi shumë detaje, por të tjera informacione, që vetëm ai i di, do t’ia thotë policisë. Sipas tij, futbolli italian është i tëri në shitje. Ndeshjet e fundit të kampionatit, sipas tij, nëse dikur trukoheshin thjesht për të bërë favore, tashmë luhen edhe në baste. Njerëzit e përfshirë mund të jenë lojtarë të zakonshëm, që fillimisht kërkojnë thjesht të zhpenzojnë para, por më pas venia e basteve u kthehet në drogë. Serbo-boshniaku pranoi se prokurorët italianë kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke i zbuluar të gjith ndeshjet e trukura, të paktën ato që ai vetë i ka trukuar. Por Gegiç pranon se mund të ketë të tjera informacione, që mund të hapin një hetim të ri. Sipas tij, një burrë misterioz rreth të 60 tave, me flokë të rëna, pak mbipeshë, ishte në dijeni për gjithçka ndodhte në futbollin italian, sidomos të ndeshjeve e trukura nga skuadrat e jugut, si Katania, Palermo, Lecce, Napoli etj. Më pas, Gegiç shtoi se një televizion i kishte ofruar deri 5 mijë euro për një intervistë ku duhet të komplikohej edhe Antonio Conte, por pranoi se nuk ka patur asnjë informacion për përfshirjen e trajnerit aktual të Juventusit në trukimin e ndeshjeve të Sienës, edhe pse futbollistët toskanë vinin të gjithë baste. 33-vjecari është i bindur se edhe Hristevski, i shumëkërkuari i drejtësisë, do t’u dorëzohet shumë shpejt autoritete, për t’u dhënë të tjera detaje mbi përfshirjen në trukimin e ndeshjeve të njerëzve të rëndësishëm, pse jo edhe të sulmuesit të Lazios, Stefano Mauri. /Indeksonline/ Deponimet e tij dhe të Hristevskit mund të shkaktojnë një tjetër tërmet shkatërrues në Serie A.

Dy shtete njohin Kosovën për 28 Nëntor

Republika e Kosovës është njohur nga Saint Kitts dhe Nevis. Lajmi i është konfirmuar para pak qastesh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj në New-York.Në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë, shqiptarëve u ka ardhur edhe një dhuratë – njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Saint Kitts dhe Nevis. Siç raporton RTK, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Saint Kitts dhe Nevis i është bërë e ditur para pak qastesh ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili po qëndron në New-York.

Xherdani i shpëton akuzave serbe

Nuk ka dënim për Xherdan Shaqirin dhe Mario Madzukic. Ky është vendimi i fundit i Komisionit Disiplinor në Bundesliga. Ditë më parë mediat serbe akuzuan dy ballkanasit se festuan golin me përshëndetje naziste, në nderim të lirimit të dy gjeneralëve bonshnjak, Gotovina e Markaç. Por në analizën e bërë nga komisioni gjerman nuk u vërejt asnjë shenjë se dy lojtarët e bënë këtë me këtë pretekst, duke e cilësuar festimin e tyre si sportiv. “Nuk e njoh politikën e Kroacisë” pati thënë Xherdan Shaqiri pas ndeshjes.

Shqiptari i trent e cmendi Bosnen (Video)

Largohen nga Reali Mourinho e Ronaldo!

Situate aspak e këndshme në gjigantin spanjoll, Real Madrid. Mediat spanjolle të martën i kanë kushtuar një vend të veçantë “divorcit” të mundshëm në mes dyshes portugeze, Jose Mourinhos dhe Cristinao Ronaldos me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle largimi i teknikut dhe sulmuesit portugez është shumë i mundshëm. Deklarata e fundit Jose Mourinhos, ku ai ishte shprehur se klubi madrilen nuk është i kënaqur me të, ka zbehur në masë të madh raportet në mes ish-trajnerit të Portos, Chelsea e Interit me klubin “mbretëror”. Raportohet se tashmë trajneri portugez ka urdhëruar agjentë e tij të nisin negociatat me klubin francez, PSG. Francezët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos një ofertë të majme që kap shifrën 20 milionë euro. Mësohet se PSG dëshiron që përveç Mourinhos të blejë edhe yllin e “Los Blancos” Cristiano Ronaldon. Pasanikët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit hiq me pak se 125 milionë euro, e që do të ishte transferimi me i shtrenjtë në historinë e futbollit. /Kosovapress/

Shikoni se si ‘qartët’ Mourinho në futbollistët e tij (Video)

Televizioni spanjoll Canal përcjellë çdo lëvizje të Jose Mourinhos, trajneri të Real Madridit. Në këtë video mund të shihet se si i humb nervat Mourinho në ndeshjen kundër Betisit (1:0 u mposht Reali) për shkak të Benzemas, Alonsos, Kakas dhe Luka Modriqit. Në një moment ai kthehet kah banka rezervë dhe thotë: “As një pasim i saktë, asnjë”. (ORAinfo)

Goditja e lirë e shndërruar në komedi! (VIDEO)

Mesfushori i Chelmsford City, Sam Corcoran ishte shumë i pafat pasi rrëshqitja e tij në momentin e ekzekutimit të goditjes së lirë u përcoll me gol nga skuadrës kundërshtare nga, Blue Square Bet South, Hayes & Yeading United. Corcoran u përgatit për të ekzekutuar një goditje të lirë, por rrëshqiti duke prekur topin me gju. Topi përfundoi në pronësi të kundërshtarit që u nis në kundërsulm të shpejtë dhe realizoi gol. Chelmsford humbi 3-0. Shikoni videon dhe turperimin e lojtarit:

E këta janë hajna profesionistë (VIDEO)

Shpeshherë jemi mësuar që për pak e për shumë të përdorim fjalën “profesionistë”. Këtë epitet dikush e meriton e dikush jo. Por, videon që do keni mundësi tashikoni, tregon dy djem të rinj që me të vërtetë janë hajna profesionistë. Ata arritën që ta vjedhin një djalë për pak sekonda.|albtime| Përcjelleni me vëmendja videon në vijim:

Gjoksi që shkaktoi xhelozi

Ajo është ylli i shfaqjes “I’m A Celebrity” që po zhvillohet në xhunglat e australisë. Dhe, jo më kot, duke parë format e saj. Në këto javët e para të spektaklit, aktorja 22-vjeçare Helen Flanagan ka qenë në qendër të vëmendjes sidomos për shkak të gjoksit të saj të bëshëm, që shihet me xhelozi nga pjesëmarrësit e tjerë.

Tuna si Shote Galica

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, është përfshirë në listën e artistëve të ftuar nga Bashkia e Tiranës për aktivitetet e organizuara në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ajo është përzgjedhur që të interpretojë festive në koncertin me këngëtarë e grupe të zhanrit rap dhe RnB. Për performancën e sontme, Tuna ka zgjedhur të vëjë në kokë plisin, ndersa ka veshur një xhaketë ushtarake. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga prapaskena e koncertit, Tuna ka krahasuar veten me figurën e njohur historike, Shote Galica.

Me 2 dhjetor, shkarkimi i Mourinhos!?

Jose Mourinho mund të shkarkohet me datë 2 dhjetor nga posti i trajnerit të Real Madridit. Sipas një burimi të afërt me skuadrën madrilène, Mourinho mund të shkarkohet nëse nuk arrinë fitore në derbin ndaj Athletico Madrid. Diferenca aktuale me Barcelonën -11 pikë i ka zhgënjyer shumë tifozët dhe krerët e skuadrës. Një gabim i radhës i Realit ndaj rivalit lokal dhe fitorja e pritshme e Barcelonës, do të thoshte që Barcelona të jetë në luftë me vetëm Athleticon në garën për titull. Këtë situatë nëse do vije, thuhet se nuk do e duroj Florentino Perez duke menduar shkarkimin e Mourinhos. Reali luan derbin me 1 dhjetor ndërsa një gabim eventual i galaktikëve në këtë ndeshje mund të jetë TUNG për Jose Mourinhon./Indeksonline/

Autogoli më komik që keni parë ndonjëher!(Video)

Portieri i Wigan Athletic, Ali Al-Habsi është bërë protagonist i autogolit ndoshta më komik që keni parë. Edhe pse topi që po i drejtohej portës së tij në një mënyrë shumë të çuditshme nuk përbënte asnjë rrezik serioz pasi mund të pritej mjaft lehtë nga një portier profesionist e mbi të gjitha i papenguar nga askush. Por nuk ndodhi kështu. Gardiani i portës së Wigan arriti të presë topin por në momentin kur u ul në tokë pa se nuk e kishte më në dorë por brenda portës që ai duhet të ruante. Dëshpërimi është i madh por fatmirësisht Wigan mposhti 3-2 Reading.

Gjyqtari i’a “thanë fytin” Ibrës (Video)

Një moment interesant u pa në ndeshjen mes PSG dhe Troyes. Gjyqtari i katërt i ndeshjes, nuk donta ta linte Ivrahimovicin të pinte ujë gjatë ndeshjes. Ibra vazhdonte ta bënte të vetën ndërsa gjyqtari tentonte ta ndalte atë dukë provuar të i’a marrë shishen me ujë Ibrës. Nuk dihet se pse gjyqtari e pengonte Ibrën, por se Ibrës si interesonte duke e lagur fytin e tij.

I kanë mbetur edhe tri, a besoni në ketë njeri?

Leo Messit i kanë mbetur edhe 3 gola për të barazuar rekordin e legjendarit Gerd Muller për më së shumti gola brenda një viti. Muller kishte shënuar 85 gola me Bayernin Munchenin dhe Gjermanisë në një vit, ndërsa Messi me 2 golat e shënuar ndaj Levantes ka arritur në shifrën e 82 golave. Edhe 6 lojë i ka Messi në dispozicion për të thyer këtë rekord të radhës në karrierën e tij. Para pak ditësh Messi kaloj rekordin e Peles me 75 gola të shënuara. Sipas efikasitetit dhe formës që po tregon Messi, ka të tillë që vlerësojnë se Leo mund të shënoj deri në 90 gola në këtë sezon. Ndeshja e radhës ku Messi mund të përmirësoj statistikat e tij është sfida për kupë ndaj Alaves./Indeksonline/

Shënon 6 gola në një ndeshje (Video)

Ndodh shumë rrallë që një lojtarë të shënoj plotë gjashtë herë në portën kundërshtare. Mirëpo kjo si duket nuk vlen edhe për mesfushorin Pablo Escobar që luante për llogari të ekipit bolivian The Strongest. Kolumbiani theu një tjetër rekord me këtë skuadër, e cila ka më shumë gola të shënuar sesa ndeshje të luajtura. Sa për statistikë, ju bëjmë me dije se ndeshja e The Strongest kundër skuadrës Aurora përfundoi 7-2. Në videon e mëposhtme mund të ndiqni disa pjesë nga ndeshja mes dy skuadrave dhe golat e Escobarit. (ORAinfo)

Irina e Ronaldos në hotel me lojtarët e Barcelonës!

Kur e ka kuptuar Cristiano Ronaldo pa kuruar dyshimi ka qenë shumë i nervozuar. Mediat spanjolle kanë zbuluar një detaj që ka ndodhur në mesjavën që lamë pas e që ka lidhje me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk dhe me klubin e Barcelonës. Irina ishte me punë në Moskë, atje edhe prej nga është, ndërsa lojtarët e Barçës ishin atje për të luajtur ndaj Spartak Moskës. Për rastësi apo jo, Irina ka qenë pikërisht në hotelin e njëjtë me ata të Barcelonës. Madje, sipas dëshmitarëve ajo ka përshëndetur disa prej tyre, duke biseduar gjatë kohës së drekës. (ORAinfo)

Goli i Robinhos, ‘çmend’ Crudelin! (Video)

Milani ka arritur të triumfoi në derbin e javës së 14-të në Serie A 1:0 kundër Juventusit. Edhe pse penalltia e dhënë në minutën e 30-të ishte mjaft e dyshimtë, tashmë kjo s’ka rendësi sepse tri pikët e plota mbesin në Milano. Padyshim se kësaj fitoreje u janë gëzuar të gjithë tifozët ‘rossonerë’, mirëpo është njëri nga ata që elektrizohet më së shumti kur fiton klubi nga “San Siro”. Tiziano Crudeli, gazetari që komenton drejtpërdrejt ndeshjet kur luan Milani në televizionin italian “7 Gold”, njihet për festimet e tij të çmendura kur shënon Milani.I tillë ishte edhe sonte, shikoni reagimet e tij.

Arsimtarët rrihen për Ibrahim Rugovën

Në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan ka ndodhur një rrahje derisa po rregullohej për 28 nëntorin. Sherri ka filluar pasi është hequr një fotografi e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova raporton KlanKosova. “Kur drejtori ka dhënë urdhër unë kam reagu normal. Ai e ka pranu që vetë ka dhënë urdhër dhe më ka ra grusht, edhe më ka ra njëherë shkelm” ka thënë Rabit Ademi arsimtar në këtë shkollë. Bujar Nevzati drejtor i Arsimit në komunë të Gjilanit e mbron drejtorin e shkollës “Thimi Mitko”. “Arsimtari Rabit Ademi ia ka ngritur gishtin te hunda drejtorit” Drejtori i shkollës Nexhat Selmagjaj nuk ëshë përgjigjur. Rasti është paraqitur në polici e më pas në gjykatë./Indeksonline/



Goli i famshëm, që po mahnit të gjithë (Video)

Një gol që po mahnit të gjithë është shënuar në Paraguaj. Talenti i skuadrës Teniente Farina, Javier Portillo ka realizuar në një solo aksion një nga golat më të mirë në Amerikën e Jugut. As ndërhyrjet e ashpra dhe rrëzimet në fushë nuk e ndalën Portillon që të shënoj këtë gol mahnitës. Ky gol po llogaritet si një nga më të mirët në vitet e fundit.

Edhe pse mungoi, Ronaldo “bosin” se harron! (Video)

Urimeve për 26 vjetorin e tij në krye të Manchester Unitedit, dhe për ngritjen e statujës në nderim të Sir Alex Ferguson, i bashkohet edhe ylli i Real Madridit, dhe ish lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo. Ronaldo nuk ishte në gjendje të të jetë i pranishëm në ceremoni, për shkak të angazhimeve me Realin, ai megjithatë i dërgoi një video mesazh për ish shefin e tij te Manchester United, i cili luajti një rol të rëndësishëm në karrierën e tij. "Bosi lumtë, unë mendoj se ju e meritoni atë 100 për qind", "Unë do të doja të jem atje me ju, por, siç e dini, orari im është zënë me lojë dhe trajnime dhe kështu me radhë. “Por unë shpresoj të shihemi së shpejti sepse unë dua ta praktikoj më shumë anglishten, jo skotishten” – këto janë disa prej fjalëve që i tha Ronaldo në këtë video mesazh,kushtuar ish bosit të tij Fergiet. Përveq Ronaldos në këtë ceremoni mungoi edhe Beckham, por në nderim të Fergusonit ishin edhe shumë ish yje të këtij klubi dhe të këtij trajneri legjendar siç janë Ruud van Niselrooy, Eric Kantona dhe Ole Gunnar Solskajer etj, i cili ka plot 12 tiuj të Premier League, dy Champions League dhe pesë trofe FA.

Ferrari e aksidentuar e Ronaldos në shitje

Një makinë Ferrari 599 GTB Fiorano, e cila në vitin 2008 është blerë nga Cristiano Ronaldo 250 mijë euro është në shitje në Francë për 50 mijë euro. Kjo është e njëjta makinë që futbollisti u aksidentua në vitin 2009. që prej aksidentit nuk është rregulluar dhe tani kjo makinë ashtu e dëmtuar është në shitje për 50 mijë euro.

Mourinho dhe Maicon tallen me Benitez (Video)

Momenti kur Mourinho dhe Maicon u takuan në tunelin e "Etihad Stadium" mbrëmjen e ndeshjes Manchester City - Real Madrid tregoi se marrëdhëniet mes dy ish interistëve është ende shumë e mirë. Të dy, protganositë të tripletës së famshme zikaltër në vitin 2010 janë filmuar teksa tallen pas shpine me Rafa Benitezin. Kamerat e spanjolles "LaSexta Deportes" kanë kapur momentin kur portugezi dhe braziliani tallen me trajnerin e ri të Chelsea-t. Benitez do të shkoj te Chelsea", thotë Maicon dhe Mourinho që i kthehet: "E sigurt? Atëherë duhet të marrë ndihmës Materazzin", duke kthyer në vëmendje raportin e vështirë me Materazzit dhe Benitez gjatë kohës kur ishin të dy te Inter. "Champions dhe Kupë Italie nga ana e zikaltërve", shtojnë të dy dhe më pas përqafohen për tu ndarë.

Lojtarët e Realit, si në Formula 1 (VIDEO)

Është publikuar videoja mbresëlënëse për tifozët e Realit të cilët mund të shikojnë idhujt e skuadrës së tyre, në një profesion e hobi tjetër, duke treguar aftësitë e tyre ne vozitje. Pas marrëveshjes me AUDI si pjesë e sponzorizimit të skuadrës, të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e Realit kanë zgjedhur një veturë të kësaj market të njohur. Skuadra vendosi që një pasdite lojtarët të dëfrehen duke vozitur këto vetura në terrenin e bukur të Jaramas.

Liga e Evropës: Shënon Xhemajli (Video)

Në terminin e orës 21.05 në kuadër të rrethit të pestë të Ligës së Evropës janë zhvilluar ndeshjet në grupet B, C, D, E dhe F, dhe një në grupin A. Në ndeshjen e parë të grupit A, Anzhi ka triumfuar kundër Udineses me 2:0 dhe kështu ka kaluar tutje, kurse të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Fenerbahçe, Newcastle, Dnjipro dhe Napoli i Valon Behramit dhe Blerim Xhemjalit. Kur jemi të Napoli, i cili ftoi si mysafir i AIK-ut 2:1, golin e parë e ka shënuar mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli në minutën e 20, kurse Valon Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë.

Dashuri duke udhëtuar me motor (Video)

Një çift të dashuruarish janë filmuar duke u puthur me pasion dhe këtë e bënin teksa udhëtonin me motor në Foz de Iguacu, në shtetin Parana në Jug të Brazilit. Djali dhe vajza, emrat e të cilëve nuk dihen, u puthën për më shumë se një minutë dhe nuk donin t'ia dinin se çfarë ndodhte rreth e qark. Mirë që nuk ndodhi ndonjë aksident. "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. U shokova, së pari sepse ishte diçka kaq e pazakontë dhe së dyti sepse ishte e rrezikshme", tha Fernando Nascimento që xhiroi skenën me telefon. Shefi i policisë tha se nëse shoferi do të kapet do të gjobitet dhe do t'i pezullohet patenta.

Shikoni si reagon Mourinho kur Ronaldo e humb topin! (Video)

Jose Mourinho është një personazh shumë karizmatik në botën e futbollit. Përvec ironisë therëse, deklaratave të cuditshme, Mou njihet edhe për reagimet e pazakonta gjatë ndeshjeve. Mourinho është tepër impulsiv dhe shumë ekspresiv. Ai gëzohet si fëmijë në rast goli, trishtohet kur humb mundësinë skuadra e tij dhe revoltohet me gjyqtarët. Plot reagime të ngjashme ka kaluar edhe sfida e djeshme mes City-t dhe Realit./Kohasport/

Gotze matet me sakëz, në fund e fut në gojë (Video)

Talenti gjerman i Borusia Dortmund, Mario Gotze i ka bërë për të qeshur bashkëlojtarët e tij me një trik të bërë në stërvitje para ndeshjes me Ajax. Gotze me çamçakëzin që mbante në gojë, bëri disa akrobacione ndërsa në fund arriti atë që me këmbë ta fus në gojë. Mbetet të shihet se a do të arrijë Gotze që edhe topin të fus saktë në rrjetën e portës të Ajaxi

Kosovari që refuzoi Cityn, Chelsean e Aston Villan

Sulmuesi kosovar i Red Bull Salzburgut, Valon Berisha, ka treguar se në të shkuarën e afërt ai pati refuzuar ofertën e Manchester Cityt, Chelseat e Aston Villas. Ai thotë se sa ishte pjesë e Vikingut të Norvegjisë udhëtoi në Angli për t'u provuar te këto tri skuadra, shkruan koha. Ai e vlerëson si vendim të drejtë refuzimin për të kaluar në kampionatin anglez. "Unë isha në Manchester City, Chelsea dhe Aston Villa. Mora ofertë nga City dhe Aston Villa. Por, unë nuk shkova atje. Nuk do të ishte një lëvizje e mirë. Nuk desha të jem larg familjes. Kisha nevojë për ta dhe për ta zhvilluar veten. Mendoj se ky ka qenë vendim i duhur", ka thënë Berisha të martën në një intervistë dhënë "sport10.at"

Goli i turpit në Champions League (Video)

Goli i shënuar në Ligën e Kampionëve në ndeshjen Nordsjaelland-Shakhtar Donetks nga Luiz Adriano, me të drejtë po quhet si goli i turpit. Pas një lëndimi të një lojtari vendas topi u largua në vijë anësore dhe u drejtua tek portieri Hansen si shenjë e rregullës Fair Play. Por futbollisti brazilian vrapoi për të zënë topin të cilin e futi në rrjetë duke mos e respektuar rregullën Fair Play. Gjyqtari kryesor është dashur ta pranonte golin, ndërsa Adriano u bë që nuk dinte asgjë për këtë. As reagimet e lojtarëve vendas nuk ndryshuan këtë vendim.

Si ta humbasësh lojen për një puthje! (VIDEO)

Ibra parkon ku të dojë, Pastore e puth të dashurën në stërvitje...

PSG-ja është në krizë të rezultateve, mirëpo kjo nuk është për t’u habitur marrë parasysh sjelljen e futbollistëve. “Le Parisien” shkruan se si skuadra është në kaos të plotë, ndërsa duket sikur Carlo Ancelotti e ka humbur plotësisht autoritetin. “Javier Pastore e sjellë në stërvitje të dashurën. Bën ushtrime, e më pas vrapon tek ajo për ta puthur. Zlatan Ibrahimoviq e parkon veturën ku të dojë ai, shpesh herë në vendin e rezervua për bordin e skuadrës”, shkruan kjo e përditshme franceze. Sheikët për këtë shkak i kanë sjellë katër vendime në mënyrë që të vendosin rregull në skuadër. “Për të sjellë të afërmit në stërvitje duhet marrë paraprakisht leje. Tutje, pas ndeshjes nuk duhet ‘ikin’ futbollistët, duhet të gjithë të kthehen se bashku në autobusin apo aeroplanin e klubit. Vendimi i tretë thotë se futbollistët duhet të hanë në restorantin e klubit pas stërvitjes së mëngjesit. Vendimi i fundit ka të bëjë me parkimin e Ibrës. Të gjithë futbollistët i kanë vendet e tyre të rezervuar, prandaj duhet që aty ta parkojnë veturën. (ORAinfo)


Në chat me Ronaldon, e arritën irlandezët (Video)

Një grup i të rinjëve nga Irlanda kanë arritur që të vënë kontakt me legjendën e futbollit Brazilian, Ronaldo. Irlandezi John Grifin së bashku me shokët e tij ishin futur në orët e vona të mesnatës në sajtin e njohur për komunikime në chat “Chatroulette”, ndërsa kishin dërguar kamerën për personin e vetëm që ishte online në chat, personi me emrin Ronaldo nga Brazili. Të rinjët menduan se dikush ishte me emrin e tij por kur kamera u hap para tyre doli ai Ronaldo i vërteti. Atmosfera dhe hareja u pa tek të rinjët irlandez. Mësohet se irlandezët mund të kenë patur një foto të rrejshme në profilin e tyre, mbase mund të kishte qenë e ndonjë vajze.

Tuna i “ha” meshkujt

Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, po provokon përsëri. Ajo së fundmi, ka publikuar një fotografi ku shihet duke dashur ta kafshojë një mashkull në qafë. Ndonëse është kujdesur që mos ta zbuoj tërësisht as fytyrën e mashkullit e as të sajën, megjithatë, vërehet që vajza në foto është Tuna. “Ajo është një mashkullngrënëse. Të bën që të punosh shumë, të shpenzosh shumë. Të bën që të dashurohesh në të “, ka përshkruar Tuna veten në këtë fotografi.

Kliko ne katorin meposhte per te shikuar edhe videon:

Gold AG tregon shpirtin luftarak në kamerën e fshehur (Video)

Reperi Gold AG ka rënë ‘pre’’ e një kamere të fshehtë të përgatitur nga televizioni Alsat i Maqedonisë. Menjëherë pas publikimit pasuan komentet nga fansat e shumtë të reperit të cilët ndiheshin ‘’krenarë’’ për reperin i cili tregoi se nuk di të frikësohet edhe pse ishte i lidhur me pranga. E kishte edhe nga ata që menduan se Gold AG e dinte se ishte në kamerë të fshehur prandaj ‘’sillej aq trim’’. Por vetë reperi,ekskluzivisht për Indeksonline tregon se nuk e dinte fare, e as që i kishte shkuar mendja që ishte në kamerë të fshehur : ‘’ Në fillim kur mi vunë prangat , ju besova mendova se janë policë vërtetë,sepse nuk është hera e parë që ndalohem nga policia, por pastaj kur më futën mbrenda pash karriken e kamerën përpara mendova se janë ndonjë shërbim sekret, por kur ata filluan vetëm të më ngacmonin atëherë mendova se vetëm po dëshirojnë të më frikësojnë dhe t’ua tregojnë të tjerëve xhirimet,dhe pastaj u bë siq u bë situata’’. Pra reperi Gold AG tregoi edhe njëherë shpirtin e tij luftarak,ai në këtë kamerë të fshehur vërtetë na bindi se është një trim dhe se tekstet e këngëve të tij nuk janë vetëm fjalë.

 

Të nderuar, kështu luhet bastorja

Të shumtë kanë qenë ata që dje janë “djegur” nga bastoret. Skuadrat favorite për të fituar, mbrëmë dështuan. Dështoi City, Reali, ndërsa pati shumë barazime mes skuadrave.

 Por dita e martë ishte fatlume për “ekpsertin” e bastoreve, ragbistin e njohur Danny Care. Ragbisti i njohur ka treguar tiketën e tij fituese të cilën e ka luajtur me 10 funta ndërsa ka fituar 2 mijë e 11 funta. Care prognozoi barazimin e Realit, Cityt, Schalkes dhe Dinamo Kievit./indeksonline/

Behet baba ne moshen 71 vjecare, i lind djal pas 14 vajzave (Video)

Regjep Kastrati u be baba per te pesemdhjeten here, por kete here ne moshen 71 vjecare. Ky Plak dhe familja e tij ju gezuan lindjes se djalit pas 14 vajzave, per me teper shikoni videon ne vijim...

 

Beckham: Goli i Suarezit ishte i mahnitshëm!(Video)

Ish lojtari i Manchester Utd, David Beckham, ka lavdëruar sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez për “goln e jashtëzakonshme” të tij kundër Newcastle të dielën. “Ishte e jashtëzakonshme të shënosh një gol të tillë.Mënyra se si e pranoi topin dhe gjithçka që bëri ishte e mrekullushme”, deklaroi Beckham. “Unë jam tifozë i Manchester Utd dhe nuk do të doja të flisja për lojtarët e Liverpulit, por ti lëmë me një anë shakatë, prekja e tij e parë e topit ishte e pabesushme, prekja tij e dytë ishte edhe më e bukur ndërsa finishi ishte i mahnitshëm.”/Kohasport/

Vozitje teper e pazakont filmohet ne nje autostrade! (Video)

Nje vozitje e pazakonte filmohet ne autostrade, si shte kjo e vozituar shikoni videon.

Krijese e cuditshme verehet gjate incizimit ne nje kanalizim! (Video)

Nje nder krijesat me te cuditshem deri me tani  eshte kjo ne kete tunel, ajo largohet sa here qe kamera afrohet per te regjistruar ate..

Shenohen 3 gola per 30 sekonda!! (Video)

Shenohen 3 gola per 30 sekonda, e rrall ne futboll, por ja qe ndodh edhe kjo..

Mercedes i kundërpërgjigjet BMW X6 (Foto)

Në fillim të vitit 2014, Mercedes pritet që të nxjerrë në treg një makinë coupe të klasit M, që pritet të sfidojë modelin X6 të BMW-së. Mes tyre ka një rivalitet të përjetshëm.Pavarësisht se do të jetë coupe, makina ka hapësirë të bollshme edhe pas. Fuoristrada vjen në versionet me gjashtë dhe tetë cilindra dhe me 258 dhe 525 kuaj fuqi. Çmimi pritet të nisë nga 63 mijë euro. Klasi M i Mercedes-it preferohet jashtëzakonisht shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë në këtë kategori janë katër konkurrentë të fortë nga Gjermania: Audi Q7, BMW X5, Porsche Cayenne dhe Mercedes klasi M.



Si te shkatrrojme nje makine larese (Video)

Per te shkaterruar nje makine larse duhet te ndiqni kete video dhe te mesoheni se si duhet bere kete..

Messi Leviz Me Makin Me Targa Shqiptare (Shikoni Videon)

Shikoni makina qe leviz Messi, dhe shikoni me venmendje targat e makines qe ai qarkullon…

Rishfaqet gjallesa e cuditshme ne fshatin Fortese te Rahovecit (VIDEO)

Eshte rishfaqur nje gallese e cuditshme ne fshatin Fortese te Rahovecit, pasi ajo ishte shfaquar ne muajin Korrik te ketij viti, nuk dihet se cfare gjallese eshte apo eshte deformim i ndonje gjallese te nomale.