Moda e re e unazave të martesës

Moda e re e të sapomartuarve po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Çiftet tashmë nuk preferojnë të mbajnë unazat e martesës që kemi parë deri më sot, të cilat nuk i heqin kurrë nga gishti, por dëshirojnë unaza – tatuazh. Përveç përshtypjes që të lënë këto tatuazhe, të vjen ndër mend edhe simbolizmi i unazës, për dashuri dhe devotshmëri të përjetsh me. Pra, tatuazhi – unazë mund ta justifikojë fare mirë këtë qëllim. Shumë çifte të rinj nuk dëshirojnë më unazën klasike dhe i kthejnë sytë nga tatuazhet, duke pikturuar në gishtat e tyre lloje të ndryshme unazash. Format dhe ngjyrat janë nga më të larmishmet, ndërsa kostoja ekonomike është shumë më e ulët sesa ajo e një unaze të zakonshme. Një nga të mirat e kësaj unaze – tatuazh është se nuk të humbet kurrë dhe e ke gjithnjë me vete. Por një disavantazh i madh është në rast divorci. Gjithashtu, me këtë mënyrë humbet dhe momenti romantik i propozimit për martesë me kutinë e unazës në duar. Pra, nëse jeni të sigurt për personin që keni në krah dhe jeni në prag martese, shikojini si mundësi edhe unazat-tatuazh./Indeksonline/