Meteori thyen rekord në YouTube (Video)

Meteori që goditi Rusinë të premten nuk ishte vetëm një shkëmb i madh hapësinor, ​​që depërtoi në atmosferën e Tokës këtë shekull, por ishte edhe ngjarja më e madhe në YouTube. Të gjitha videot e meteorit të ngarkuara nga dëshmitarët okularë në YouTube dhe Dailymotion (dy shërbimet më të mëdha të videove online) kanë pasur më shumë se 130 milionë shikime gjatë fundjavës, sipas një postimi në blog nga kompania e statistikave të shërbimeve sociale Visible Measures. Kjo është rritja më e madhe e parë ndonjëherë për një ngjarje online. Visible Measures ka identifikuar më shumë se 400 video të ngarkuara online që nga e premtja. Disa nga 160 klipet kanë tejkaluar 100.000 shikime. Jo të gjitha videot janë parë në mënyrë të barabartë. Fituesi i qartë, me 26.7 milionë shikime dhe që vazhdon të rritet, ishte kjo video mahnitëse dhe njëkohësisht disi e frikshme nga kanali televiziv Rusia Today: