Casillas qëllimisht e la golin e Messit!?
Një lajm “bombë” po flitet në mediat madrilene i cili ka të bëjë me paraqitjen e Iker Casillas në ndeshjen ndaj Barcelonës. Burime të afërta me Real Madridin kanë shkruar se Iker Casillas qëllimisht nuk e priti golin e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë.
Në një analizë të bërë, thuhet se Casillas me lehtësi ka mundur të pret goditjen e Messit nga gjuajtja e lirë por që në momentin e fundit ai doren nuk e shtriu shumë, për të lënë goditjen e Messit të futet në rrjetë.
Në analizë është marrë një gjuajtje e Messit në ndeshjen ndaj Sevillës ku portieri i Sevillës, Andre Palop e priti një goditje të njejtë me mjeshtëri, gjë të cilën nuk e bëri Casillas.
Casillas akuzohet se nuk e priti golin e Messit me dëshirën që Barcelona të fitoi dhe shkarkimi i Jose Mourinhos të afrohet. Thuhet se Iker Casillas është një nga lojtarët që po ngrit zërin më së shumti ndaj largimit të Mourinhos.
Për të bërë më të dyshimt këtë rast, mediat paraqesin reagimin e Casillas ndaj golit të dytë të Ronaldos, ku ai nuk e festoi golin e tij, duke lënë mëdyshje se ai njëmend nuk e deshi barazimin për skuadrën e tij./Indeksonline/