CR7: Unë nuk qava, por u çudita!!

Me të mësuar emrin e Topit të ri të Artë për vitin 2012, kamerat kapën fytyrën e mërzitur të Cristiano Ronaldos pasi Messi e mori çmimin. Fytyra e mërzitur e Ronaldos u bë pjesë e mediave të shumta ku shihet reagimi i tij emocionues. Por ylli portugez me të dalur nga ceremonia është pyetur për reagimin e tij nga një gazetare franceze. "Dukeshit sikur ju vinte për të qajtur. A është e vërtëtë kjo?" e pyeti gazetarja Ronaldon. "Unë të qaj? Për çka? Jo asnjëherë, unë jam ndoshta më i miri. U çudita me atë vendim, asgjë më shumë" deklaroi Ronaldo.