Pse qeshi Messi me Cristianon?

Edhe kjo video flet për rivalitetin mes Cristiano Ronaldos e Leo Messit. Si kapiten i Portugalisë CR7 duhet të votonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. "Pata një përplasje të lehtë në stërvitje me Realin. Pastaj nuk u bë mbarë dhe nuk votova. Më kuptuat? Po." Në fakt, Cristiano mund të kishte votuar edhe me postë ose e-mail. Madje edhe me një telefonatë. Pikërisht gjatë shpjegimit Messi fillon e qesh.