Rishfaqet publikisht AKSH-ja (Video)

Pas komunikatës së djeshme për shtyp nga ajo që e cilëson veten si Armata Kombëtare Shqiptare, KTV ka siguruar një xhirim ku shihen disa persona të maskuar që mëtojnë të jenë anëtarë të AKSH-së. Takimi mbahet në një hapësirë të ngushtë, ndërsa situata në Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës janë temat që diskutohen nga ata që thonë se janë eprorë të AKSH-së. AKSH kërkon mobilizim të pjesëtarëve që janë të gatshëm për mbrojtje, ndërsa në xhirim urdhra jep personi që thotë të jetë komandat i njësitit special Kobra. Ata thonë se kanë armatim modern, por atë e shfaqin përmes fotografive. Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët “me plane konkrete”. “Një pjesë e marrë përsipër unë, dy të tjerët për çdo situatë të përgatitur”, dëgjohet të flitet në xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”. KTV ka siguruar edhe një faksimile të nënshkruar më 9 janar 2013 në Vushtrri, nga “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së. (ORAinfo)