Ja per ke votoi Lorik Cana per Topin e Arte

Lionel Messi e fitoj bindshëm Topin e katërt të Artë duke grumbulluar 41.6% të votave para Cristiano Ronaldos me 23.6% dhe Andres Iniestës me 10.9%. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dhënë 5 pikë për Cristiano Ronaldos, 3 pikë Lionel Messit dhe 1 pikë Andres Iniestës. Trajneri italian i Shqipërisë, Giani De Biassi i ka dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë Cristiano Ronaldos ndërsa 1 pikë Xabi Alonsos. Për mediat shqiptare ka votuar Besnik Dizdari duke dhënë 5 pikë për Messi, 3 Ronaldos dhe 1 Iniestës. Në tabelën në vijim mund të shikoni të gjitha votat e kapitenëve dhe trajnerëve në tërë botën.