Rita feston bashkë me shqiptarët

Rita Ora “ka pushtuar” qytetin e Tiranës. Ajo ka filluar përformimin në koncertin e madh të organizuar në Tiranë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja nga Kosova, ka mbërritur në skenë rreth orës 23:20, e shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Rita ka uruar popullin shqiptar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Ajo ka ardhur si e ftuar speciale për koncertin që është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”. Rita ka kënduar për publikun shqiptar falas duke kërkuar vetëm kushte optimale për përfomancën e saj. Përsëri e ka bërë me dy duart e saj simbolin e shqiptarëve, shqipen./Indeksonline/