Mourinho dhe Maicon tallen me Benitez (Video)

Momenti kur Mourinho dhe Maicon u takuan në tunelin e "Etihad Stadium" mbrëmjen e ndeshjes Manchester City - Real Madrid tregoi se marrëdhëniet mes dy ish interistëve është ende shumë e mirë. Të dy, protganositë të tripletës së famshme zikaltër në vitin 2010 janë filmuar teksa tallen pas shpine me Rafa Benitezin. Kamerat e spanjolles "LaSexta Deportes" kanë kapur momentin kur portugezi dhe braziliani tallen me trajnerin e ri të Chelsea-t. Benitez do të shkoj te Chelsea", thotë Maicon dhe Mourinho që i kthehet: "E sigurt? Atëherë duhet të marrë ndihmës Materazzin", duke kthyer në vëmendje raportin e vështirë me Materazzit dhe Benitez gjatë kohës kur ishin të dy te Inter. "Champions dhe Kupë Italie nga ana e zikaltërve", shtojnë të dy dhe më pas përqafohen për tu ndarë.