Arsimtarët rrihen për Ibrahim Rugovën

Në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan ka ndodhur një rrahje derisa po rregullohej për 28 nëntorin. Sherri ka filluar pasi është hequr një fotografi e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova raporton KlanKosova. “Kur drejtori ka dhënë urdhër unë kam reagu normal. Ai e ka pranu që vetë ka dhënë urdhër dhe më ka ra grusht, edhe më ka ra njëherë shkelm” ka thënë Rabit Ademi arsimtar në këtë shkollë. Bujar Nevzati drejtor i Arsimit në komunë të Gjilanit e mbron drejtorin e shkollës “Thimi Mitko”. “Arsimtari Rabit Ademi ia ka ngritur gishtin te hunda drejtorit” Drejtori i shkollës Nexhat Selmagjaj nuk ëshë përgjigjur. Rasti është paraqitur në polici e më pas në gjykatë./Indeksonline/