Republika e Kosovës është njohur nga Saint Kitts dhe Nevis. Lajmi i është konfirmuar para pak qastesh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj në New-York.Në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë, shqiptarëve u ka ardhur edhe një dhuratë – njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Saint Kitts dhe Nevis.
Siç raporton RTK, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Saint Kitts dhe Nevis i është bërë e ditur para pak qastesh ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili po qëndron në New-York.