Autogoli më komik që keni parë ndonjëher!(Video)

Portieri i Wigan Athletic, Ali Al-Habsi është bërë protagonist i autogolit ndoshta më komik që keni parë. Edhe pse topi që po i drejtohej portës së tij në një mënyrë shumë të çuditshme nuk përbënte asnjë rrezik serioz pasi mund të pritej mjaft lehtë nga një portier profesionist e mbi të gjitha i papenguar nga askush. Por nuk ndodhi kështu. Gardiani i portës së Wigan arriti të presë topin por në momentin kur u ul në tokë pa se nuk e kishte më në dorë por brenda portës që ai duhet të ruante. Dëshpërimi është i madh por fatmirësisht Wigan mposhti 3-2 Reading.