Lojtarët e Realit, si në Formula 1 (VIDEO)

Është publikuar videoja mbresëlënëse për tifozët e Realit të cilët mund të shikojnë idhujt e skuadrës së tyre, në një profesion e hobi tjetër, duke treguar aftësitë e tyre ne vozitje. Pas marrëveshjes me AUDI si pjesë e sponzorizimit të skuadrës, të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e Realit kanë zgjedhur një veturë të kësaj market të njohur. Skuadra vendosi që një pasdite lojtarët të dëfrehen duke vozitur këto vetura në terrenin e bukur të Jaramas.