Edhe pse mungoi, Ronaldo “bosin” se harron! (Video)

Urimeve për 26 vjetorin e tij në krye të Manchester Unitedit, dhe për ngritjen e statujës në nderim të Sir Alex Ferguson, i bashkohet edhe ylli i Real Madridit, dhe ish lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo. Ronaldo nuk ishte në gjendje të të jetë i pranishëm në ceremoni, për shkak të angazhimeve me Realin, ai megjithatë i dërgoi një video mesazh për ish shefin e tij te Manchester United, i cili luajti një rol të rëndësishëm në karrierën e tij. "Bosi lumtë, unë mendoj se ju e meritoni atë 100 për qind", "Unë do të doja të jem atje me ju, por, siç e dini, orari im është zënë me lojë dhe trajnime dhe kështu me radhë. “Por unë shpresoj të shihemi së shpejti sepse unë dua ta praktikoj më shumë anglishten, jo skotishten” – këto janë disa prej fjalëve që i tha Ronaldo në këtë video mesazh,kushtuar ish bosit të tij Fergiet. Përveq Ronaldos në këtë ceremoni mungoi edhe Beckham, por në nderim të Fergusonit ishin edhe shumë ish yje të këtij klubi dhe të këtij trajneri legjendar siç janë Ruud van Niselrooy, Eric Kantona dhe Ole Gunnar Solskajer etj, i cili ka plot 12 tiuj të Premier League, dy Champions League dhe pesë trofe FA.