Milani ka arritur të triumfoi në derbin e javës së 14-të në Serie A 1:0 kundër Juventusit.
Edhe pse penalltia e dhënë në minutën e 30-të ishte mjaft e dyshimtë, tashmë kjo s’ka rendësi sepse tri pikët e plota mbesin në Milano.
Padyshim se kësaj fitoreje u janë gëzuar të gjithë tifozët ‘rossonerë’, mirëpo është njëri nga ata që elektrizohet më së shumti kur fiton klubi nga “San Siro”.
Tiziano Crudeli, gazetari që komenton drejtpërdrejt ndeshjet kur luan Milani në televizionin italian “7 Gold”, njihet për festimet e tij të çmendura kur shënon Milani.I tillë ishte edhe sonte, shikoni reagimet e tij.