I kanë mbetur edhe tri, a besoni në ketë njeri?

Leo Messit i kanë mbetur edhe 3 gola për të barazuar rekordin e legjendarit Gerd Muller për më së shumti gola brenda një viti. Muller kishte shënuar 85 gola me Bayernin Munchenin dhe Gjermanisë në një vit, ndërsa Messi me 2 golat e shënuar ndaj Levantes ka arritur në shifrën e 82 golave. Edhe 6 lojë i ka Messi në dispozicion për të thyer këtë rekord të radhës në karrierën e tij. Para pak ditësh Messi kaloj rekordin e Peles me 75 gola të shënuara. Sipas efikasitetit dhe formës që po tregon Messi, ka të tillë që vlerësojnë se Leo mund të shënoj deri në 90 gola në këtë sezon. Ndeshja e radhës ku Messi mund të përmirësoj statistikat e tij është sfida për kupë ndaj Alaves./Indeksonline/