Ajo ka shumë miq shqiptarë, dhe prandaj edhe në këtë ditë feste ka vendosur që ti uroj në shqip, miqtë e saj në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në profilin e saj, në rrjetin social Facebook, Jovana Broz Tintor, ka ndarë një hapësirë duke thurur në shqip fjalët “Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.
“Urime ditëlindja e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi shqiptarë. 100 vjet më parë ne të gjithë e bëmë një hap të madh nga Perandoria osmane në Republika që jemi sot. Liri dhe paqe për të gjithë Ballkanin! Përshëndetje“, ka shkruajtur Jovana.
Jovana Broz Tintor, po ashtu ka studiuar Gjuhën Shqipe në Universitetin e Tiranës./D.H/Indeksonline/