Zyrtari i qytetit të Beogradit fotografohet me flamur shqiptar në Prishtinë

Në rrjetin social Twitter ka qarkulluar fotografia e Danko Runiçit, drejtorit i Agjencisë për Integrime Evropiane të qytetit të Beogradit dhe anëtarit të partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, në të cilën ai qëndron para një flamuri shqiptar në sheshin kryesor të Prishtinës dhe mban një dorë një tullumbace me shqiponjën shqiptare. Runiq, fotografinë para disa kohësh e kishte vendosur në profilin e tij në Facebook, edhe pse vetëm disa ditë e kishte larguar, ajo mbrëmë ka arritur në Twitter. Danko Runiç ka konfirmuar për “Blic” se bëhet fjalë për fotografi autentike, e cila ka thënë ai, është realizuar katër vjet më parë në festimin e Ditës së Flamurit Shqiptar, dhe se është rezultat i gjesti qesharak me miqtë.

“Me ka fotografuar një mik gjatë vizitës private në Prishtinë. Me vije keq që sot, në rrethana tjera, vendoset në një kontekst krejt tjetër. Ata të cilët e kanë vendosur pikërisht sot këtë fotografi në Twitter dëshirojnë të tregohen tradhtar dhe kanë për qëllim që të me kërcënojnë mua dhe familjen time”, ka thënë Runiq. (ORAinfo)