Një çift të dashuruarish janë filmuar duke u puthur me pasion dhe këtë e bënin teksa udhëtonin me motor në Foz de Iguacu, në shtetin Parana në Jug të Brazilit.
Djali dhe vajza, emrat e të cilëve nuk dihen, u puthën për më shumë se një minutë dhe nuk donin t'ia dinin se çfarë ndodhte rreth e qark.
Mirë që nuk ndodhi ndonjë aksident.
"Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. U shokova, së pari sepse ishte diçka kaq e pazakontë dhe së dyti sepse ishte e rrezikshme", tha Fernando Nascimento që xhiroi skenën me telefon.
Shefi i policisë tha se nëse shoferi do të kapet do të gjobitet dhe do t'i pezullohet patenta.