Tronditet Serie A
I shumëkërkuari i policisë italiane për trukimin e ndeshjeve, Almir Gegiç, tashmë ndodhet në burg. Ne fakt, ish-futbollisti i Ciasos në kampionatin zviceran, u vetëdorëzua, pasi i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë.
Në një rrëfim të gjatë për prestigjiozen italiane "Gazzetta Dello Sport", një ditë para se të dorëzohej, Almir Gegic tregoi shumë detaje, por të tjera informacione, që vetëm ai i di, do t’ia thotë policisë.
Sipas tij, futbolli italian është i tëri në shitje. Ndeshjet e fundit të kampionatit, sipas tij, nëse dikur trukoheshin thjesht për të bërë favore, tashmë luhen edhe në baste.
Njerëzit e përfshirë mund të jenë lojtarë të zakonshëm, që fillimisht kërkojnë thjesht të zhpenzojnë para, por më pas venia e basteve u kthehet në drogë. Serbo-boshniaku pranoi se prokurorët italianë kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke i zbuluar të gjith ndeshjet e trukura, të paktën ato që ai vetë i ka trukuar.
Por Gegiç pranon se mund të ketë të tjera informacione, që mund të hapin një hetim të ri. Sipas tij, një burrë misterioz rreth të 60 tave, me flokë të rëna, pak mbipeshë, ishte në dijeni për gjithçka ndodhte në futbollin italian, sidomos të ndeshjeve e trukura nga skuadrat e jugut, si Katania, Palermo, Lecce, Napoli etj.
Më pas, Gegiç shtoi se një televizion i kishte ofruar deri 5 mijë euro për një intervistë ku duhet të komplikohej edhe Antonio Conte, por pranoi se nuk ka patur asnjë informacion për përfshirjen e trajnerit aktual të Juventusit në trukimin e ndeshjeve të Sienës, edhe pse futbollistët toskanë vinin të gjithë baste.
33-vjecari është i bindur se edhe Hristevski, i shumëkërkuari i drejtësisë, do t’u dorëzohet shumë shpejt autoritete, për t’u dhënë të tjera detaje mbi përfshirjen në trukimin e ndeshjeve të njerëzve të rëndësishëm, pse jo edhe të sulmuesit të Lazios, Stefano Mauri. /Indeksonline/
Deponimet e tij dhe të Hristevskit mund të shkaktojnë një tjetër tërmet shkatërrues në Serie A.