Rita ORA e ka ndezur maksimalisht atmosferën në Sheshen Skenderbej në Tiranë. Në gjuhën shqipe e angleze, Rita i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
I ka përshendetur në shqip të pranishmit. "You look beautiful Pasha Zotin", ka qenë njëra nder fjalitë e shumta të Ritës, që ka elektrizuar maksimalisht masën.
“Ju dua shumë”, ka thënë Rita, derisa është larguar nga skena.
Ajo ka kënduar disa nga hitet e saja, duke bërë që të gjithë të këndojnë dhe vallëzojnë më të.
Përformenca e Ritës ka marrë komente pozitive gjithandej rrjeteve sociale.
“O bre ma kënaqi zemrën Rita Ora! YLL”, ka shkruar ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku në Twitter.