Me 2 dhjetor, shkarkimi i Mourinhos!?
Jose Mourinho mund të shkarkohet me datë 2 dhjetor nga posti i trajnerit të Real Madridit. Sipas një burimi të afërt me skuadrën madrilène, Mourinho mund të shkarkohet nëse nuk arrinë fitore në derbin ndaj Athletico Madrid.
Diferenca aktuale me Barcelonën -11 pikë i ka zhgënjyer shumë tifozët dhe krerët e skuadrës. Një gabim i radhës i Realit ndaj rivalit lokal dhe fitorja e pritshme e Barcelonës, do të thoshte që Barcelona të jetë në luftë me vetëm Athleticon në garën për titull.
Këtë situatë nëse do vije, thuhet se nuk do e duroj Florentino Perez duke menduar shkarkimin e Mourinhos. Reali luan derbin me 1 dhjetor ndërsa një gabim eventual i galaktikëve në këtë ndeshje mund të jetë TUNG për Jose Mourinhon./Indeksonline/