PSG-ja është në krizë të rezultateve, mirëpo kjo nuk është për t’u habitur marrë parasysh sjelljen e futbollistëve. “Le Parisien” shkruan se si skuadra është në kaos të plotë, ndërsa duket sikur Carlo Ancelotti e ka humbur plotësisht autoritetin.
“Javier Pastore e sjellë në stërvitje të dashurën. Bën ushtrime, e më pas vrapon tek ajo për ta puthur. Zlatan Ibrahimoviq e parkon veturën ku të dojë ai, shpesh herë në vendin e rezervua për bordin e skuadrës”, shkruan kjo e përditshme franceze.
Sheikët për këtë shkak i kanë sjellë katër vendime në mënyrë që të vendosin rregull në skuadër.
“Për të sjellë të afërmit në stërvitje duhet marrë paraprakisht leje. Tutje, pas ndeshjes nuk duhet ‘ikin’ futbollistët, duhet të gjithë të kthehen se bashku në autobusin apo aeroplanin e klubit. Vendimi i tretë thotë se futbollistët duhet të hanë në restorantin e klubit pas stërvitjes së mëngjesit.
Vendimi i fundit ka të bëjë me parkimin e Ibrës. Të gjithë futbollistët i kanë vendet e tyre të rezervuar, prandaj duhet që aty ta parkojnë veturën. (ORAinfo)