Shumë me dilema u duk goli i dytë i Barcelonës në ndeshjen ndaj Athletico Bilbaos. Messi goditi topin por që atë e devijoi mbrojtësi Amorebieta duke e futur në rrjetën e tij.
Dilema ishte se a ishte ky gol i Messit apo autogoli i Amorebietës. Por gjyqtari i katërt pas ndeshjes vlerësoi se goli duhet të jetë i Messit.
Për të larguar këtë dilemë ndërhyri edhe fajqa e njohur evropiane që bënë këtë punë, “Eurofoot” e cila mirret me statistikat e lojtarëve evropian.
“Eurofoot” vlerësoi se goli ishte i rregullt I Messit, ndërsa atë e rëndit të parin në listën e golashënuesve më të mirë në ligat evropiane me 21 gola të shënuara.