Milan para Chelseat, me bukuroshen në skuadër

Chelsea përveç suksesve që arriti viteve të fundit, krenohej edhe me shtabin teknik të skuadrës që në mesin e tyre ka edhe një bukuroshe fizioterapeuste. Eva Carneiro shpeshherë ka qenë tema e mediave duke qenë se është një nga femrat e rralla që kryen këtë punë në skuadrat evropiane. Por bukuria e saj si duket do të mbesë nën “hije” pasi që skuadra e Milanit I ka bërë konkurrencë. Në media po qarkullon një foto e një fizioterapeute italiane e cila pritet të jetë doktoresha e skuadrës së Milanit. Lajmi për të është transmetuar dje edhe në “Milan Chanel” ndërsa besohet se ajo do të filloj punën në edicionin tjetër./indeksonline/