Fakte të reja, se Rita e tradhtoi Robin

U patë thënë se Rob Kardashian la Rita Orën pasi ajo u zu duke e tradhtuar me Jonah Hill. Yjet së fundmi i dhanë fund romancës së tyre, pasi që Rob thoshte se ajo e kishte tradhtuar, derisa Rita thotë se arsyeja e ndarjes është mungesa e kohës për të qenë bashkë. Mediat amerikane po raportojnë se Rita vërtetë kishte një lidhje me komikun Jonah. "Rita kaloi natën me Johan gjatë udhëtimit të saj në New York. Pastaj Johan i tregoi këtë gjë një shokut të tij, Rob e kuptoi dhe Rita e pranoi. Kjo ishte goditja e fundit”, tregon një burim. Pas akuzave të Robit ku thuhej se ajo edhe duke qenë shtatzënë me fëmijën e tij e ka tradhtuar me 20 meshkuj, Rita thuhet të jetë mërzitur pasi ka menduar se ata do të mund të mbesin shokë. /Indeksonline/