Kapiteni brengoset edhe kur s’luan: Shikojeni Casillasnin e nervozuar (video)

Pas 10 stinorëve, Iker Casillas është gjendur në bankën rezervë të Real Madridit, pasi që Jose Mourinho vlerëson se Antonio Adan momentalisht është në formë më të mirë (!), kurse epilogu i këtij dueli ishte fitorja e Malagas 3:2 dhe rritja e dallimit në pikë me Barcelonën në 16. Kapiteni i “Klubit Mbretëror” si sportist i madh që është e ka pritur me qetësi këtë vendim të trajnerit. Që atmosfera në taborin e kampionit aktual spanjoll është e rendë, këtë e dinë edhe ‘zogjtë në degë’, derisa kjo është parë hapur kundër Malagas. Casillas nga banka rezervë i ka shikuar bashkëlojtarët se si po vuajnë në terren. Kapiteni i Realit me nervozizëm e ka përcjellë secilin gol ta pranuar, e hiq me mirë nuk ka reaguar as me huqjet e bashkëlojtarëve të tij. (ORAinfo)