Mediat zvicërane sot kanë shkruar për një supertalent të ri të futbollit zvicëran. Është kosovari i ri Endogan Adili talenti që po mahnit të gjithë me aftësit e tij.
Adili mbetet lojtari më i ri që ka shënuar gol në futbollin zvicëran kur në vitin vitin 2010 ai shënoj gol me 15 vjet e 286 ditë.
Mediat po e quajne Adilin si Xherdan Shaqiri i ri i Baselit pasi që sipas mediave ai sot ka arritur marrëveshje me skuadrën e Baselit ndërsa do të braktisë skuadrën e Grasshoppers.
Adili luan për përfaqësuesen zvicërane U21 ndërsa te Basel do të kaloj si transfer i lirë.