Sir Alex Ferguson deklaroi pas ndeshjes me Swansean se është i tronditur me gjestin e lojtarit të Swanseas ndaj Robin Van Persiet.
"Referi ndali aksionin me plot të drejtë duke gjykuar goditjen për ne. Reagimi i atij lojtarit është i pafalshëm. Ai mund ta mbyste Van Persien me atë goditje pasi që ishte nga afër, është një akt i turpshëm i cili duhet të dënohet shumë gjatë. Kjo është një nga goditjet më të këqija që kam parë në fushë" deklaroi Ferguson.
Ndërkaq mbrojtësi Williams deklaroi pas ndeshjes se ai vetëm u përpoq të largoj topin dhe se po bëhet shumë zhurmë për asgjë./Indeksonline/