Ky i fundit, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të akuzuar Ritën për tradhëti, duke shënuar mes tjerash:‘Ajo më tradhtoi me rreth 20 meshkuj derisa ne ishin bashkë…’. Pas kësaj, shqiptarët anembanë botës janë aktivizuar në rrjete sociale, duke i dalë në krahë këngëtares nga Kosova.
Kësaj nisme i është përgjigjur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka postuar ‘cicërimën’ të kthyer në trend në Twitter, ‘Mos u ngatërro me shqiptarët Rob’.