Çka ka tre nga Messi?

Tifozët e Barcelonës ende nuk kanë marrë një deklaratë zyrtare nga skuadra për mungesën apo jo të Messit në ndeshjen e ardhshme ndaj Betis. Pas lëndimit me Benfikën, Messi i është shtruar ekzaminimeve mjekësore ndërsa sipas rezultateve të para ai ka lëndim në gju. Sipas raporteve të fundit, Messi do të stërvitet i vetëm deri të shtunën në fitnes qendrën e skuadrës ndërsa vetëm të shtunën Vilanova do ta kuptoj se a do të llogaris në Messin për ndeshjen ndaj Betis. Pothuajse e sigurtë është se mungesa e tij nuk është e dyshimtë më shumë ndeshje, përveç takimit me Betis. Messi sot në mëngjes i është bashkuar grumbullimit të lojtarëve me Barcelonën ku thuhet të ketë ecur normalisht e pa dhimbje ndërsa i është konfirmuar vazhdimi i përgatitjeve fizike ne fitnes./Indeksonline/