Në ndeshjen e kupës ndërmjet Interit dhe Veronës, moment interesant ishte ai kur në portë u pa sulmuesi argjentinas i Interit, Rodrigo Palacio.
Stramaccioni kreu zëvëndësimet deri në minutën e 75, duke mos lejuar asnjë zëvëndësim në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Pasi kreu zëvëndësimin e fundit, te Inter u lëndua portieri Castellazi.
Pas kësaj Interi nuk pati drejtë zëvëndësimi, ndërsa në portë u fut Palacio.
Ai u bë një hero duke shpëtuar Interin në dy tri raste me pritjet e tij. Madje njëra nga to ishte një paradë e portierëve me eksperiencë.