Pse Casillas rezervë te Reali? (Video)
Për tifozët e Realit dhe mediat e lidhura me skuadrën galaktike, më e befasishme ishte lënia në bankën rezervë e Iker Casillas, se sa humbja nga Malaga.
Të gjithë u çuditën kur Jose Mourinho filloj ndeshjen me portierin Adan në portë, ndërsa Casillas ishte në bankën rezervë.
Casillas nuk ishte në bankën rezervë për shkak të ndonjë lëndimi, as për shkak të formës së dobët, por se ai qëllimisht u injorua nga Mourinho për shkak të qëndrimit të tij.
"AS" në titullin e saj pas ndeshjes me Malagën shkroi, "Mungesa e Casillas e vorrosi Realin". Ky veprim i Mourinhos edhe i kushtoj pasi që Adan pranoj 3 gola në këtë përballje.
Javë më parë të njejtën gjë Mourinho e kishte bërë edhe me spanjollin Ramos të cilin në ndeshjen ndaj Cityt e kishte lënë në bankën rezervë.
Por lënia në bankë rezervë e Casillas është më e ndieshme pasi që ai është legjendë e Realit, kapiteni i skuadrës dhe një nga më meritorët për sukseset e Realit në vitet e fundit.
Mediat shkruajnë se ky veprim i Mourinhos edhe mund ti kushtoj atij me shkarkim pasi që Casillas ka ndikim të madh në skuadër, edhe te presidenti Perez.