Ronaldo thyen rregullat (video)
Kristiano Ronaldo është kthyer disa vite mbrapa në kohë, duke i ngjarë një fëmije të vogël, në ceremoninë e Çmimit Kombëtar të Sportit Spanjoll, të organizuar në Pallatin Mbretëror “El Pardo”. Kur takohet familja mbretërore, ekziston gjithmonë etiketa që duhet ndjekur, por Ronaldo theu rregullin numër 1, duke u paraqitur në këtë mbrëmje duke mbllaçitur çamçakëz.
Kur i kërkuan lojtarit që të hiqte çamçakëzin nga goja, Ronaldo fillimisht buzëqeshi me këtë kërkesë, por më pas e kuptoi se duhej të bënte siç i kërkohej. Por tani ai përballej me një dilemë të rëndësishme: Ku mund të hedhësh çamçakëzin në një pallat mbretëror?
Pasi pa rreth e rrotull për një vend ku të fshihte çamçakëzin, Ronaldo më në fund vendosi të sakrifikonte kostumin e tij të shtrenjtë, duke e futur atë në xhepin e tij. Pak minuta më vonë, duke mos patur më çamçakëz në gojë, Ronaldo pranoi nga duart e Mbretëreshës Sofia edhe titullin e sportistit më të mirë Ibero-Amerikan.