Iker Casillas ka folur për herë të parë për lënien e tij në bankën rezervë në ndeshjen e djeshme ndaj Malagës. Portieri i Real Madridit tha se lënia në bankën rezervë nuk është fundi i botës për të, por se kjo e befasoj shumë atë.
"Trajneri nuk tha asgjë për formën time para ndeshjes. Ne stërviteshim normalisht ndërsa kuptova para ndeshjes lajmin se do të jem në bankën rezervë. Nuk është fundi i botës që unë të jem rezervist por më interesante ishte ta kuptoja arsyen. Megjithatë unë do të vazhdoj stërvitjet që të bindë trajnerin dhe ata që nuk besojnë në mua. Do të jem prapë titullar" deklaroi Casillas./Indeksonline/