Ja cila është Rita e vërtetë në prapaskenë

Floriana Garo, e cila njihet se prezantuesja e motit në televizionin ABC në Shqipëri ka qenë njëra ndër të paktë persona tëcilët kanë pasur mundësi të rrinë me Rita Orën derisa ajo ishte në Shqipëri për koncertin e datës 28 nëntor. Duket se Rita ka lënë një përshtypje të mirë tek të gjithë. “Pamja e saj ishte magjepsëse. Ajo kishte atë vetinë që i tërhiqte njerëzit shumë, aq sa të gjithë nuk ngopeshin duke e parë. Rita ishte e vogël në trup, të paktën në krahasim me mua, por shumë e ëmbël dhe energjike. Mund të them se ishte shumë e emocionuar për faktin që performonte për një ngjarje kaq të rëndësishme për popullin e saj. Po ashtu, fustani i Rita Orës më la pa fjalë. Nuk arrita dot ta kuptoja cili ishte stilisti, por ajo dukej një princeshë e vërtetë”. Ajo tha se gjatë gjithë kohës në prapaskenë ajo po mendonte të gjente ndonjë fjalë shqip për të komunikuar sa më shumë me publikun që e prisnin në shi. “Komunikova pak me të pasi erdhi me Kryeministrin, ndërkohë që unë isha në skenë. Performancën e saj e pashë nga shumë afër dhe ajo ishte krejtësisht e përfshirë në atë performancë. Donte të fliste sa më shumë shqip për publikun, që e kishte pritur me aq padurim. Shiu patjetër që ndikoi negativisht, sepse e pengoi t’i afrohej më shumë publikut teksa këndonte”, tha Floriana./Indeksonline/

KLIKO NE KATRORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON: