Njihuni me familjen e Sali Berishës (Foto)

Kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e së hënës, imazhe kiu gjendet me të gjithë familjen e tij dhe të afërm të tjerë, duke shprehur urimet për Krishtlindjet 2012. Në fotot dallohen kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij Lirie, vajzën Argita Malltezi dhe bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe fëmijët e tyre, djali Shkëlzen Berisha me bashkëshorten e fëmijët, etj. “Besimtarëve të krishterë shqiptarë, por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shume ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm”, - shprehet Berisha duke folur kështu edhe në emër të familjes.