Shaqiri shënon në Ligën e Kampionëve - ky është goli (Video)

Bayerni Munich ka arritur fitore të thellë 4:1 në “Allianz Arena” kundër BATE Borisov në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Bayerni me këtë fitore ka arritur të kaloj në fazën e nokautit si lider, edhe pse me pikë të barabarta me Valencian. Golin e epërsisë për Bayernin e ka shënuar Mario Gomez në minutën e 22 pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqiri. Shaqiri ka shënuar golin e tretë për Bayernin në minutën e 66 me asistim të Gomezit. Ky ishte një kthim i borxhit për Xherdanin nga Gomezi, pasi që gjilanasi në minutën e 22 kishte asistuar në mënyrë fenomenale për gjermanin e natyralizuar. Golin e dytë për bavarezët e ka shënuar Muller, kurse të katërtin Alaba. (ORAinfo)